Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Gjin GJONI

gjin-gjoniANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 04.06.2013

Datëlindja : 09.03.1970
Vendlindja:, Lezhë
Vendbanimi:, Tiranë
Gjëndja civile: Martuar

Arsimi:

 

2010-2011, Master në "E drejta e Biznesi Europian", në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,.

1993-1994, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,

 

Eksperienca në punë

Maj 2015, President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë.

31.05.2013, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
12.03.2013, Zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare
05.07.2013, Anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
2009-Vazhdim, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
2006-2007, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin e Çështjeve Penale.
2003-2012, Ekspert pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në Komisionin Europian të Luftës Kundër Terrorizmit
1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera, Universiteti i Tiranës
1994-2009, Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
1996-1997, Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë.
1993-1994, Nd/gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Kualifikime të tjera:


Nëntor 2003, Trajnim "Mbi Çështjet Gjyqësore dhe Problematikat që dalin në fushën e telekomunikacionit", organizuar nga Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Departamentin mbi Programin e Zhvillimit të Çështjeve Ligjore Tregtare Uashington DC-USA.
Tetor 2002, Tranjnim "Mbi Pronësinë Intelektuale, të Drejtën e Autorit dhe Pronësinë Industriale", organizuar nga Departamenti Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Uashington DC- USA.
Korrik 2002, Trajnim "E Drejta Ndërkombëtare e Krahasuar dhe Ligji Ndërkombëtar" Teksas USA.
Tetor 2001, Trajnim "Mbi Menaxhimin e Problemeve dhe Gjykatat", Kopenhagen- Danimarkë.
Gusht 2000, Diplomuar në "Lideret për Shekullin e 21-t", organizuar nga Kolegji Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike, në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Diplomuar në International Long Distance training Course for Justice, me titullin "Drejt modelit të Gjyqtarit Europian" ne Universitetin e Bolonjës, Itali.
2002, Trajnim "E drejta e pronësisë", "Arsyetimi ligjor dhe hartim i vendimeve gjyqësore",
2001, Trajnim "Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore".

 

Gjuhët e huaja:
Anglisht
Italisht