Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 02.10.2017

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 02.10.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me njohjen e anëtarëve, mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga Grupi i Punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta, meinstitucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.

Grupi i punës informoi anëtarët e Këshillit se gjatë takimeve me institucionet përgjegjëse për zbatimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve është rënë dakord të përcaktohen  rregullat e detajuara për shortin, si dhe në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të procedohet për përfundimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë të reformës. Bazuar në konkluzionet e takimeve, Grupi i Punës informoi anëtarët e KLD-së, se është rënë dakord që të vijohet bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, për të siguruar zbatimin efektiv dhe unifikues të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. Në këtë kuadër, Grupi i Punës do bashkëpunojë edhe me prokurorinë për të siguruar, për aq sa është e mundur, krijimin e të njëjtës praktikë pune.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për disa gjyqtarë. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.