Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 16.05.2018

NJOFTIM PUBLIK

Këshilli i Lartë i Drejtësisë,në mbledhjen e tij të datës 07.05.2018, mbështetur në nenet 46 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi shqyrtoi Raportin “Mbi organikat e paplotësura të gjykatave dhe mundësitë e transferimit të përkohshëm”, me vendimin nr. 32, datë 07.05.2018 vendosi të njoftojë publikisht gjyqtarët mbi mundësinë e transferimit të përkohshëm të magjistratëve, sipas kushteve të parashikuara në nenin 46 të ligjit nr.96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në gjykatat e mëposhtme:

1-      Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;

2-      Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;

3-      Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;

4-      Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;

5-      Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;

6-      Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;

7-      Gjykatën Administrative të Apelit.

Sa më sipër lutemi të shprehni interesin për transferim të përkohshëm në gjykatat e parashikuara më sipër, brenda datës 21 maj 2018.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË