Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim 2.06.2017

Njoftim për shtyp

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i përbërë nga anëtarët, z. Gjin Gjoni, z. Petrit Çomo, z. Gerd Hoxha dhe z. Neritan Cena, u pritën nga Ministrja e Drejtësisë, së Republikës së Kosovës, znj. Dhurata Hoxha. Kryesuesi i delegacionit të Këshilli i Lartë i Drejtësisë z. Gjin Gjoni, e falënderoi Ministren Hoxha për mikpritjen dhe e njohu me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit theksuan se për një gjyqësorë të fortë dhe të pa ndikuar, duhet forcuar transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut.

Në këtë takim, ministrja Hoxha theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka institucioni që ajo drejton me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, sa i përket hartimit të legjislacionit të fushës së Drejtësisë. “Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet pasqyruar më shumë, ne kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë, që punën e tyre e bëjnë me përkushtim dhe profesionalizëm, por ajo duhet të pasqyrohet më shumë, në mënyrë që të rritet besimi i publikut në drejtësi”, theksoi ministrja Hoxha.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u prit nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ashtu edhe nga drejtori Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Besim Morina. Në të dy këto takimi u evidentuan sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet bart në vetvete në fushën e drejtësisë, duke vënë theksin tek krijimi i mundësive për një bashkëpunim ndër shtetëror në sistemet e drejtësisë se dy vendeve.

Forcimi i bashkëpunimit me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira ishte pjesë e komunikimit që pati delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës z. Aleksandër Lumezi gjatë një dreke pune të organizuar për nder të delegacionit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Galeri imazhesh