Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftim i përbashkët i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës 01.06.2017

logo-kldkgjk

 

 

PRISHTINË, 01.06.2017 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të KGJK-së, priti sot në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga Presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë dhe anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, i shoqëruar nga anëtarët e KLD-së, Gerd Hoxha, Petrit Çomo si dhe Neritan Cena.

Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore,  me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve kryesore homologe të drejtësisë së dy vendeve,  e po ashtu edhe të shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira për një qeverisje sa më të mirë të sistemit gjyqësor.

Në këtë takim, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi e informoi  delegacionin e KLD-së, mbi përbërjen aktuale, funksionin dhe kompetencat e KGjK-së, si dhe organizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës në përgjithësi.

Kryesuesi Idrizi,  gjithashtu i njoftoi të pranishmit në lidhje me procesin për vlerësimin e gjyqtarëve,i cili është njëri nga prioritetet e KGjK-së, në funksion të promovimit dhe ngritjes profesionale të gjyqtarëve.

Delegacionit shqiptar, iu bënë të njohura edhe disa prej prioriteteve dhe arritjeve kryesore në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor, duke u ndalur në mënyrë specifike në decentralizimin e gjykatave në vend.

Anëtari i KLD-së - Presidenti i  Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë Gjin Gjoni, pasi vlerësoi punën e Këshillit Gjyqësor dhe Kryesuesit Idrizi, theksoi se një sistem gjyqësor i  pavarur është garanci  e  shtetit të së drejtës.

Në vijim të takimit, anëtari i KLD-së, Gjoni njoftoi Kryesuesin dhe anëtarët e KGjK-së, mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, duke u ndalur në mënyrë specifike në vështirësitë dhe problemet që ka sot sistemi gjyqësor dhe se çdo ndërhyrje i thyen parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Gjatë bashkëbisedimit, u evidentuan gjithashtu, sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet bart në vetvete në fushën e drejtësisë, si dhe njëzëri u pajtuan që të vazhdoi edhe më tutje bashkëpunimi në mes të dy shteteve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve  të sistemit të drejtësisë së  Republikës së Kosovës.

Galeri imazhesh