Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Sokol ÇOMO

ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 10.10.2013

Emri: Sokol

Mbiemri: Çomo

Datëlindja: 17.05.1972

Vendlindja: Fier

EKSPERIENCA PROFESIONALE

Korrik 2015 e në vazhdim Avokat.
Janar 2013 -Korrik 2015  Avokat, Drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme te "INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA" SHA
Korrik 2006 - Dhjetor 2012, Avokat
2001 - në vazhdim, Pedagog i jashtëm i lëndës "Procedura Civile", pranë Shkollës së Magjistraturës
Prill 2000 - Janar 2006, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

EDUKIMI

Korrik 1994 - Diplomuar si Jurist, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
1990-1994 - Studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Përfunduar me rezultate shumë të mira
1986-1990 - Studimet në Shkollen e Mesme te Pergjithshme, Fier. Përfunduar me rezultate shumë të mira

KUALIFIKIME

1997 - Fakulteti i Drejtësisë, Gjenevë, Zvicër. Trainimi për Legjislacionin dhe Praktikën e së Drejtës së Punës
1997 - Kopenhagen, Danimarkë. Trainim për Njohjen e Sistemit Ligjor dhe të Drejtësisë
1998 - Vjenë, Astri. Seminar i Këshillit të Europës mbi aksesin e qytetarëve në pushtetin gjyqësor
1999 - Budapest, Hungari. Trainim për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor
1999 - Pragë, Çeki. Trainim për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor
2001 - Dublin, Irlandë. Trainim për Buxhetin Gjyqësor, organizuar nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar
2002 - Romë, Itali. Trainim për Diversitetet Europiane në Lëvizshmërinë e Krimit të Organizuar, Këshilli i Lartë i Magjistraturës
2002 - Washington DC, USA.Konsultime ligjore mbi të Drejtat e Pronës Intelektuale
2003 - Romë, Itali. Trainim për Bashkëpunimin Gjyqësor në Fushën e së Drejtës Penale: Problematika e linguazhit gjyqësor, Këshilli i Lartë i Magjistraturës
2003 - Dublin, Irlandë. Trainim për administrimin e gjykatave
2004 - Shtete e Bashkuara të Amerikës. Trainim disa javor për "Administrimin e Gjykatave në SHBA", organizuar nga Departamenti i Shtetit
2004 - Vizitë studimore në Këshillin e Lartë të Magjistraturës, Francë, program i Bankës Botërore
2004 - Vizitë studimore për njohjen e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në Angli dhe Uells, program i Bankës Botërore
2005 - Bruksel, Strasburg. Pjesëmarrës në Programin e Vizitorëve të Bashkimit Europian, realizuar nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian
2006 - Vizitë studimore për njohjen e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në Finlandë, program i Komisionit Europian
2007 - Vizitë studimore në Këshillin e Lartë të Magjistraturës, Itali, program i Komisionit Europian


GJUHË E HUAJ


Anglisht - Shumë mirë