Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vangjel KOSTA

ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Data e zgjedhjes si anëtar: 30.10.2014

Datëlindja: 01.12.1959
 
 
EKSPERIENCA
 

• Data 1983–1991
• Pozicioni i punës Gjyqtar
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
• Lloji i sektorit të biznesit Gjyqësor

• Data 1991 – 1993
• Pozicioni i punës Arbitër
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Arbitrazhi Shtetëror
• Lloji i sektorit të biznesit Arbitrim

• Data 1993
• Pozicioni i punës Prokuror
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Prokuroria e Pëgjithshme e Tiranës
• Lloji i sektorit të biznesit Gjyqësor

• Data 1993 – 2000
• Pozicioni i punës Gjyqtar
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Gjykata e Lartë, Kolegji Tregtar
• Lloji i sektorit të biznesit Gjyqësor

• Data 1995 – 1996
• Pozicioni i punës Lektor
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Universiteti i Tiranës, Fakuleti i Drejtësisë
• Lloji i sektorit të biznesit Edukim

• Data Nga viti 2000 në vazhdim
• Pozicioni i punës Lektor (me kohë të pjesëshme)
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Shkolla Shqiptare e Magjistraturës
• Lloji i sektorit të biznesit Edukim

• Data Nga viti 2000 në vazhdim
• Pozicioni i punës Konsulent Ligjor ( me kohë të pjesëshme)
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Zyra e Shërbimit Ligjor Falas (ish-CAFOD)
• Lloji i sektorit të biznesit Ligj dhe Drejtësi

• Data Nga viti 2002 në vazhdim
• Pozicioni i punës Partner Themelues
• Emri dhe adresa e punëdhënsit Zaka & Kosta Attorneys at Law (www.zakakosta.com)
• Lloji i sektorit të biznesit Studio Ligjore

 

ARSIMIMI DHE TRAJNIMI

 

• Data 1983
• Titulli i kualifikimit Jurist
• Emri i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

 

AFTËSITË PERSONALE

 

GJUHËT E HUAJA

ANGLISHT
• Lexim SHUMË MIRË
• Shkrim MIRË
• E folura MIRË

ITALISHT
• Lexim SHUMË MIRË
• Shkrim MIRË
• E folura MIRË

 

PROJEKTET

 

1999 - 2001
Anëtar i Grupit të Ekspërtëve për draftimin e Kodit të Ri të Familjes, aktualisht ligj në fuqi.

1999
Anëtar i Grupit të Ekspertëve Ligjorë, në Komisionin e Reformës Ligjore, i ngritur me urdhër të Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Detyra e Komisionit ka qënë që të vlerësonte paraprakisht ligjet më të rëndësishme të reformimit të sistemit të drejtësisë.

2000
Anëtar i Grupit të Punës, nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë, për implementimin e ndryshimeve të Kushtetutës në Kodin Civil të RSH-së.

2000 - e në vazhdim

Ekspert - Trajner në Shkollën e Magjistraturës dhe Shërbimin Ligjor Falas (CAFOD) për :

- Studentë të Shkollës të Magjistraturës;
-Gjyqtarë;
-Kryetarë Gjykatash;
-Kancelar;
-Administratë Gjyqësore;
-Avokat;
-Avokat të Ndihmës Ligjore;
-Administratë e Gjendjes Civile;
-Administratorët Sociale;
-Juristë, në programet "Internship";
-Përmbarues Gjyqësor;
-Noter;

Në fushat:

- Administrimi i Gjykatave;
- Procedurë Civile;
- Të Drejtë Familjare;
- Të Drejtë Tregtare;
- Falimentimi;
- Kodi Civil;
- Ligji për Noterinë;
- Ligji për Ndihmën Juridike;
- Ligji për Ndihmën Ekonomike dhe Shërbimet Sociale;
- Ligji për Gjendjen Civile;

2002 - e në vijim
Gjatë vitevë të ushtrimit të profesionit të avokatit në Studion Ligjore Zaka & Kosta shpk, fushat kryesore të ekspertizës dhe konsulencës ligjore janë: privatizimet, energjitika, koncensionet, telekomunikacion, e drejtë tregtare, e drejtë bankare, e drejtë civile, përfaqësim përpara gjykatave dhe Gjykatës Kushtetuese.

2003
Anëtar i Grupit të Punës, të ngritur nga Ministri i Drejtësisë, për amendimin e legjislacionit tregtar.

2003
Anëtar i Grupit të Punës, të ngritur nga Ministri i Ekonomisë, për vlerësimin e përshtatjes së Legjislacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit në këndvështrim të Kodit Civil të RSH-së.

2004
Bashkë-autor në përgatitjen e Manualit të Kodit të Familjes, projekt i mbështetur nga USAID. Manuali ishte i destinuar për tu përdorur nga gjyqtarët e seksioneve familjare dhe juristët shqiptar.

2005
Bashkë-autor në përgatitjen dhe botimin e Manualit për Administrimin e Gjykatave, projekt i Bankës Botërore dhe Reformës Ligjore në Drejtësi, i destinuar për përdorim nga kancelarët dhe administrata gjyqësore.

2005
Bashkë-autor në përgatitjen dhe botimin e tekstit të Shkollës së Magjistraturës "Administrimi i Gjykatave".

2008
Anëtar i Grupit të Ekspertëve, të ngritur nga Komisioni i Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë, për rishikimin e draftit të projektligjit "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor".

2008-2011
Si pjesë e Grupit të Ekspertëvë të ngritur të TLAS, ka marrë pjesë në përgatitjen e drafteve të Ligjit për Ndihmën Juridike si dhe për amendimin e Ligjit për Gjendjen Civile dhe të Ligjit për Ndihmën dhe Shërbimet Sociale.

2013
Bashkëpunëtor në redaktimin e Manualit për Ligjin Shqiptar të Falimentimin, projekt i USAID, manual i destinuar për përdorim nga magjistratët, gjyqtarët, juristët shqiptarë dhe praktikues të ligjit.

2013
Lektor në Shkollën e Avokatisë për lëndën e Procedurës Civile.

2014
Anëtar i Grupit të Punës për ndryshimet në Ligjin e Falimentimit, projekt i IFC në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.