Vendim Nr.114 datë 9.07.2019

MBI KRIJIMIN DHE ADMINISTRIMIN PRANË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TË DOSJES PERSONALE DHE REGJISTRIT TË GJYQTARËVE

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenet 38 dhe 77 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 5, 6, 27 dhe 28 të ligjit nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar,

V E N D O S I:

  1. 1.Krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dosjes personale dhe të Regjistrit të Gjyqtarëve.
  • I.Regjistri i Gjyqtarëve
  • 2.Regjistri i Gjyqtarëve është një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të gjyqtarëve, që plotësohet mbi bazën e dosjes personale të çdo gjyqtari.
  • 3.Regjistri i Gjyqtarëve mbahet në format shkresor dhe elektronik. Regjistri elektronik i gjyqtarëve pasqyron të gjitha të dhënat, sipas përmbajtjes së Regjistrit në format shkresor.
  • 4.Në Regjistrin e Gjyqtarëve administrohen të dhënat e mëposhtme:
    1. emri, mbiemri;
    2. datëlindja;
    3. vendlindja;
  •       ç. vendbanimi;
  •       d.arsimimi;
  •      dh. kualifikimet dhe trajnimet;
  •      e.pjesëmarrja në aktivitete shkencore;
  •      ë. përvoja profesionale;
  •      f.data e emërimit dhe lëvizjet brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor;
  •      g.vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë profesionale;
  •      gj. masat disiplinore.
  • 5.Regjistri i Gjyqtarëve administrohet dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme, në format shkresor dhe elektronik, nga njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
  • II.Dosja personale e gjyqtarit
  • 6.Dosja personale e gjyqtarit merr një numër identifikimi të veçantë dhe krijohet që nga momenti i emërimit. Për gjyqtarët që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së përcjellë prej saj. Për gjyqtarët e tjerë, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së emërimit.
  • 7.Dosja personale e gjyqtarit administrohet dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme, në format shkresor dhe elektronik, nga njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
  • 8.Dosja personale e gjyqtarit përmban informacionin e mëposhtëm, të shoqëruar me dokumentacionin provues:
  • A.Të dhënat personale:
    1. emrin dhe mbiemrin;
    2. atësinë;
    3. datëlindjen;
  •       ç.vendlindjen;
  •       d.gjininë;

      dh. adresën e vendbanimit;

e.gjendjen civile;

      ë.  gjendjen gjyqësore;

f.fotografi;

g.jetëshkrimin.

  • B.Të dhënat familjare:
    1. emrin e mbiemrin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es;
    2. atësinë e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es;
    3. profesionin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es
  • ç.   emrin e mbiemrin e fëmijëve;
  • d.   profesionin e fëmijëve.
  • C.Të dhënat për arsimin e lartë, studimet pasuniversitare, aktivitetin mësimdhënës e shkencor:
    1. periudhat e cikleve të studimit të përfunduar;
    2. diplomat e cikleve të studimit të përfunduar;
    3. rezultatet e cikleve të studimit të përfunduar;
  •       ç.  studimet pasuniversitare, gradat dhe titujt shkencorë;
  •       d.artikujt shkencorë të botuar;
  •      dh. pjesëmarrjen në mësimdhënie;
  •      e.pjesëmarrjen në aktivitete shkencore;
  •      ë. dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja.
  •      Ç. Të dhënat për formimin fillestar dhe formimin vazhdues:
  1. studimet në Shkollën e Magjistraturës;
  2. kryerjen e stazhit profesional;
  3. pjesëmarrjen në trajnimet e kryera në kuadrin e formimit vazhdues.
  • D.Të dhënat për përvojën profesionale dhe zhvillimin e karrierës:
  1. akti i emërimit;
  2. akti i caktimit në pozicion;
  3. gjykatat ku ka ushtruar funksionin;
  •       ç. gjykata ku ushtron funksionin aktualisht;
  •       d.periudhat e shërbimit në skemën e delegimit dhe ato të komandimit në institucione të tjera brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor;
  •       dh. funksionet drejtuese në gjykatë;
  •       e.periudhat dhe shkaqet e pezullimit të mandatit;
  •       ë.akti i ndërprerjes së mandatit;
  •       f.periudhat e ushtrimit të detyrës pranë organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor;
  •      g.vendimi i organeve të rivlerësimit kalimtar;
  •      gj. akti i deklarimit të mbarimit të statusit të magjistratit.
  •    DH.Të dhënat për vlerësimin e etikës dhe veprimtarisë profesionale:
  1. periudhat e vlerësimit;
  2. rezultatet e vlerësimit;
  3. rezultatet e verifikimit të ankimeve ndaj gjyqtarit;
  •       ç. procedimet disiplinore;
  •       d.masat disiplinore;
  • dh. procedimet penale;
  • e.vendimet penale;
  •       ë.ankimet e gjyqtarit për masat e marra ndaj tij;
  •       f.dokumentacion nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
  •       g.kërkesat për leje;
  •      gj. vendimet për lejet e përfituara prej gjyqtarit;
  •      h.të dhëna për veprimtaritë jashtë funksionit.
  • 9.Dosja personale elektronike pasqyron të gjitha të dhënat, sipas përmbajtjes së dosjes në format shkresor.
  • 10.Fleta e parë e secilës dosje përmban fletën e inventarit të dosjes personale të gjyqtarit, sipas lidhjes Nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi, ku renditet i gjithë dokumentacioni që përfshihet në dosje, e cila përditësohet sa herë që në të shtohen dokumente. Çdo dokument i përfshirë në dosje merr një numër rendor të veçantë. Çdo dokument pas marrjes së numrit rendor dhe para vendosjes në dosjen personale në format shkresor, skanohet dhe i bashkëlidhet dosjes elektronike. Çdo përditësim i fletës së inventarit nënshkruhet nga nëpunësi i autorizuar dhe drejtuesi i njësisë së burimeve njerëzore të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Fleta e inventarit e përditësuar skanohet dhe bëhet pjesë e dosjes elektronike.Nëpunësit e autorizuar janë përgjegjës për saktësinë dhe vërtetësinë e të dhënave në fletën e inventarit.
  • 11.Gjyqtari duhet të njoftojë Këshillin e Lartë Gjyqësor për çdo ndryshim të të dhënave që janë pjesë e dosjes së tij personale. Ai njoftohet në postën e tij elektronike zyrtare për çdo përditësim të dosjes. Gjyqtari mund të kërkojë ndryshimin dhe plotësimin e të dhënave të tij kur konstaton pasaktësi dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur prej tij të përfshirë në dosje.
  • III. Rregulla të përgjithshme mbi administrimin e Regjistrit te Gjyqtarëve dhe Dosjes Personale
  • 12.Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësorkanë të drejtë të njihen me të gjitha të dhënat e Regjistrit të Gjyqtarëve dhe dokumentacionin e plotë të dosjes personale të gjyqtarit, në formatin shkresor dhe elektronik. I njëjti akses i garantohet edhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
  • 13.Dosjet në format shkresor ruhen në mjedis të veçantë dhe të sigurtë, hyrja dhe ambientet e të cilit janë nën monitorimin e vazhdueshëm të kamerave të sigurisë. Vetëm nëpunësit e autorizuar dhe drejtuesi i njësisë përgjegjëse të burimeve njerëzore të Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë akses në ambientet ku ruhen d
  • 14.Zhvendosja e dosjeve nga ambientet e ruajtjes mund të kryhet vetëm me autorizimin me shkrim të drejtuesit të njësisë përgjegjëse të burimeve njerëzore dhe kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  • 15.Të dhënat e Regjistrit dhe Dosjes Personale të Gjyqtarit kanë karakter konfidencial. Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore publikon në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor pjesë të dosjes personale të gjyqtarit dhe të dhëna nga Regjistri i Gjyqtarëve, të cilat mund të aksesohen nga publiku, si më poshtë:
    1. Emri, mbiemri;
    2. Gjykata ku ushtron funksionin;
    3. Arsimimi;
  •       ç.Kualifikimet;
  •       d.Përvoja profesionale;
  •      dh.Vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë profesionale;

e. Masa disiplinore në fuqi “vërejtje publike”.

  • 16.Dosjet e gjyqtarëve të periudhës para krijimit të Shkollës së Magjistraturës përditësohen me dokumentacionin sipas dispozitave të këtij vendimi, për aq sa ato janë të zbatueshme.
  • 17.Në çdo rast, përpunimi i të dhënave personale të gjyqtarit bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me të drejtën e subjektit të të dhënave për mbrojtjen e jetës personale dhe private. Të dhënat mbahen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vetëm për qëllime të administrimit të sistemit gjyqësor, në funksion të garantimit të vendimmarrjes efektive dhe transparencës në gjykata, ndërsa përpunimi i tyre bëhet vetëm mbi bazën e këtyre qëllimeve.
  • 18.Dosja personale e gjyqtarit administrohet nga njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore deri në momentin kur statusi i gjyqtarit mbaron për shkak të mbushjes së moshës për pension. Më pas, dosja personale i kalon njësisë përgjegjëse për arkivat, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Regjistri i gjyqtarëve plotësohet fillimisht mbi bazën e të gjitha dosjeve personale të gjyqtarëve që administrohen nëKëshillin e Lartë Gjyqësor në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  2. Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, dosjet personale dhe Regjistri i Gjyqtarëve duhet të jenë të organizuara në përputhje me dispozitat e këtij vendimi.
  • C.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me botimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR