Vendim Nr.156 datë 30.07.2019

PËR NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIEVE NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR TË KANCELARIT TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR KUKËS PËR SHKAK TË DORËHEQJES

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 90, pika c) të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 80 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, të Ligjit nr. 152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil”, si dhe në kërkesën për dorëheqje të Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, të z. Shikim Korbi regjistruar me aktin nr.3533 prot., datë 01.07.2019,

V E N D O S I :

  1. Ndërprerjen e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor të kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës z. Shikim Korbi, për shkak të dorëheqjes.
  2. Marrëdhëniet financiare përfundojnë më datë 31.07.2019.
  3. Njoftimin e këtij vendimi z. Shikim Korbi si dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR