Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.18 datë 29.01.2019

MBI NGRITJEN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR VERIFIKIMIN E PLOTËSIMIT TË KRITEREVE TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJORË, QË DO TË PRANOHEN PËR TË NDJEKUR PROGRAMIN E FORMIMIT FILLESTAR PRANË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i mbledhur sot më datë 29.01.2019, bazuar në nenin 62, pika 14 të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në nenin 53, pika 9 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,

V E N D O S I :

  1. Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur për një periudhë prej nëntë muajsh programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
  2. Anëtarët e Komisionit të Përkohshëm zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me propozim të bërë nga Kryetari apo çdo anëtar i Këshillit, ndërsa Kryetari i Komisionit zgjidhet nga anëtarët e tij me propozim të Kryetarit të Kë
  3. Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur për një periudhë prej nëntë muajsh programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 10 mars 2019, listën përkatëse të kandidatëve që plotësojnë kriteret, si dhe listën e atyre që nuk plotësojnë
  4. Për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur për një periudhë prej nëntë muajsh programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, Komisioni i Përkohshëm, në koordinim dhe bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, administron dhe shqyrton dokumentacionin e depozituar nga çdo kandidat.
  5. Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrton propozimin e Komisionit të Përkohshëm jo më vonë se data 15 mars 2019.
  6. Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  1. Komisioni i Përkohshëm përbëhet nga tre anëtarë, dy anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jo gjyqtar.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR