Vendim Nr.18 datë 9.01.2020

PËR MBARIMIN E STATUSIT TË MAGJISTRATIT PËR GJYQTAREN E GJYKATËS SË APELIT SHKODËR, {...}

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 61 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar dhe në nenin 64, 65, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas shqyrtimit të kërkesës për heqjen dorë nga statusi i magjistratit, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

VENDOSI:

  1. Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për {...}, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër, në datë 31.12.2019, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtares.
  2. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtares {...}sipas kërkesave të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR