Vendim Nr.19 datë 29.01.2019
MBI PËRBËRJEN E KOMISIONIT TË PËRKOHSHËM PËR VERIFIKIMIN E PLOTËSIMIT TË KRITEREVE TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJORË
Këshilli i Lartë Gjyqësor, i mbledhur sot më datë 29.01.2019, bazuar në nenin 62, pika 14 të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në vendimin nr. 18, datë 29.01.2019, “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur për një periudhë prej nëntë muajsh programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020”,
V E N D O S I :
- Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur për një periudhë prej nëntë muajsh programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020 përbëhet nga:
- Z. Erjon Muharremaj – Kryetar,
- Znj. Brunilda Kadi – anëtare,
- Znj. Brikena Ukperaj (Lubonja) – anëtare.
- Komisioni i Përkohshëm të përmbushë detyrat dhe të respektojë afatet e përcaktuara në vendimin nr. 18, datë 29.01.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
- Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR