Vendim Nr.247 datë 04.11.2019

PËRNJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 112, DATË 09.07.2019

TË KËSHILLIT TE LARTË GJYQËSOR

Në mbështetje të neneve 14 dhe 33 të Ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, pikën 1 të Vendimit nr. 112, dt 09.07.2019 të KLGJ,Për Praktikën Profesionale të Kandidatëve për Magjistratë të Shkollës së Magjistraturës për Periudhën Korrik 2019- Qershor 2020’’, mbi kërkesën, informacionin dhe materialet e dërguara nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Lartë Gjyqësor,

V E N D O S I :

1. Të zëvendësojë magjistratin gjyqtar udhëheqës, znj. {…} , e caktuar për kandidatin për magjistrat, profili gjyqtar, z. {…}, për periudhen Mars 2020- Qershor 2020, me magjistratin gjyqtar udhëheqës, znj. {…} .

2. Të zëvendësojë magjistratin gjyqtar udhëheqës, znj. {…}, e caktuar për kandidatin për magjistrat, profili gjyqtar, zj. {…}, për periudhen Nëntor 2019 - Shkurt 2020, me magjistratin gjyqtar udhëheqës, z. {…}.

3. Të zëvendësojë magjistratin gjyqtar udhëheqës, znj. {…}, e caktuar për kandidatin për magjistrat, profili gjyqtar, znj. {…}, për periudhen Mars 2020 - Qershor 2020, me magjistratin gjyqtar udhëheqës, z. {…}.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me botimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR