Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 25, datë 9.02.2018

PËR

KOMANDIMIN PËR TË KRYER PËRKOHËSISHT DETYRËN E KRYETARIT TË GJYKATËS SË APELIT DURRËS GJYQTARIN DESART AVDULAJ

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 09.02.2018, mbështetur në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe për shkak të pezullimit nga ushtrimi i detyrës me vendimin nr. 22 datë 09.02.2018 të gjyqtarit Petrit Çeno, njëkohësisht kryetar i kësaj gjykate,

V E N D O S I :

  1. 1.Të komandojë gjyqtarin Desart Avdulaj për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

                                     PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË