Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 26, datë 09.05.2017

PËR

REVOKIMIN E VENDIMIT NR. 256/3 DATË 02.12.2009 TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 09.05.2017, mbështetur në nenin 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në kërkesën e 5 anëtarëve të Këshillit,

VËREN SE:

Pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) është paraqitur më datë 13.03.2017, regjistruar me aktin nr.1319 datë 13.03.2017, kërkesa e 5 (pesë) anëtarëve të Këshillit, në të cilën kërkohet përfshirja në rendin e ditës e kërkesës së gjyqtares Marsela Balili, pezulluar nga ushtrimi i detyrës me vendimin nr.256/3, datë 02.12.2009 të KLD. Ndërkohë, edhe vetë gjyqtare Marsela Balili, ka paraqitur disa kërkesa në drejtim të Këshillit ashtu si dhe në drejtim të Presidentit të Republikës, në të cilën ajo kërkon, rikthimin në detyrë për arsye se shkaku për të cilin ajo është pezulluar nuk është vërtetuar, dhe se ajo, është deklaruar e pafajshme me vendim gjykate të formës së prerë.

Gjyqtare Marsela Balili, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin e KLD-së nr. 256/3 datë 02.12.2009 është pezulluar nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit, pas kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj saj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. 10-2015-613/234 datë 16.03.2015 ka vendosur se gjyqtare Marsela Balili është e pafajshme për akuzën për të cilën i është bërë pezullimi nga detyra. Edhe Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr. 504 (11-2013-5009), datë 24.10.2013, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ndërkohë, Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00-2016-1901 datë 10.11.2016 ka vendosur mospranimin e rekursit të ushtruar nga prokuroria, ndaj vendimit nr. 504 (11-2013-5009), datë 24.10.2013, të Gjykatës së Apelit Durrës, duke e konsideruar të pafajshme gjyqtaren Marsela Balili.

Në këto kushte, Këshilli, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, duke vlerësuar se gjyqtare Marsela Balili është deklaruar e pafajshme me vendim të formës së prerë, si dhe për arsye se, shkaku për të cilin ajo është pezulluar nga ushtrimi i detyrës me vendimin nr. 256/3 datë 02.12.2009 të KLD-së nuk është vërtetuar, mbështetur në nenet 160 dhe 173 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

V E N D O S I :

1. Të revokojë vendiminnr. 256/3 datë 02.12.2009 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË