Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 26, datë 9.02.2018

PËR

DHËNIE LEJE PËR ARSYE SHËNDETËSORE FAMILJARE GJYQTARES EVJENI SINOJMERI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 09.02.2018, mbështetur në nenet 24 dhe 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kërkesën e gjyqtares Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, regjistruar me aktin nr. 354 prot., datë 26.01.2018, në të cilën kërkon shkëputje të përkohshme nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares, për shkaqe shëndetësore familjare, për një periudhë 3 vjeçare duke filluar nga 01.04.2018 - 31.03.2021,

V E N D O S I :

  1. 1.T’i akordojë leje, gjyqtares Evjeni Sinojmeri, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkëputje të përkohshme nga puna, duke filluar nga 01.04.2018, për një periudhë 2 (dy) vjeçare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

                                     PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË