Vendim Nr.266 datë 21.11.2019

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet 4/3, 147/1, 147/a, pika 1 germa “a” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenet 2 e 89 të ligjit nr.115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në vendimin nr.30, datë 14.02.2019 të Këshillit të Lartë të Gjyqësor që miratoi projektvendimin “Për rregullat dhe procedurat e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme” i ndryshuar, në rastet kur skema e delegimit dhe transferimi i përkohshëm janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave aktuale të gjykatave, pasi shqyrtoi relacionet dhe propozimin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës si dhe organizoi shortin, në përfundim të tij,                                                                                                                                            

V E N D O S I :

  1. Të caktojë gjyqtarët për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë si vijon:

GJYKATA E APELIT {...}

1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit {...}, {...} dhe {...}, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit{...}, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: {...},{...}, {...}, {...}, {...},{...}, {...}, {...}, {...}; të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/1, 114/2, 113/2 të Kodit Penal.

GJYKATA E APELIT KORÇË

1.Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit {...}, {...}, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit {...}, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuror {...}; të pandehur: {...}; person nën hetim: {...}; me objekt: “Dërgim çështje në gjyq”.

GJYKATA E APELIT PËR KRIME TË RËNDA

1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit {...},{...} dhe {...}, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit {...},çështjen penale në ngarkim të të pandehurit: {...}; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 109/b/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”.

GJYKATA E LARTË

1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit {...}, {...}, si dhe gjyqtarja e Gjykatës së Apelit {...}, {...}, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Lartë, çështjen gjyqësore me rekursues: {...}; me objekt: “Ekstradimin e shtetasit {...}, i datëlindjes 09.08.1996 dhe banues në Xhafzotaj të rrethit Durrës nga Republika e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe (Angli) me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të datës 05.07.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster-Mbretëria e Bashkuar, që ka caktuar masën shtrënguese “arrest në burg” ndaj shtetasit shqiptar {...}, për veprën penale të “Vrasjes”.

II.Një kopje e vendimit t’i njoftohet kryetarit të gjykatës në nevojë dhe gjyqtarëve përkatës të caktuar për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR