Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 28, datë 09.05.2017

PËR

DEKLARIMIN E MBARIMIT TË STATUSIT TË MAGJISTRATIT DHE TË MANDATIT TË KRYETARIT TË GJYKATËS, PËR SHKAK DORËHEQJEJE, TË GJYQTARIT GENCI SINJARI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 09.05.2017, mbështetur në nenet 63, pika 3 germa “a”, 64, dhe 160, pika 1 germa “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në kërkesën për dorëheqje për arsye shëndetësore dhe familjare, të gjyqtarit Genci Sinjari, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj gjykate (regjistruar pranë KLD me aktin nr. 1651 prot., datë 02.05.2017),

V E N D O S I :

  1. Të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, për gjyqtarin Genci Sinjari, pranë Gjykatës Aministrative të Shkallës së Parë Durrës, njëkohësisht dhe kryetar i kësaj gjykate.
  1. Të komandojë gjyqtaren Marjana Velçani (Idrizi), për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË