Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 32, datë 09.05.2017

MBI

DELEGIMIN E GJYQTARËVE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë,mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,në nenin 160 pika 1, gërma “f” dhe nenin 174 “aktet nënligjore”, pika 6 të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr.319, datë 03.05.2013 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë  “Për kriteret dhe mënyrën e delegimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e një çështjeje gjyqësore”,                                                                                                                                               

V E N D O S I :

  1. Gjyqtaret e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, Valbona Vata dhe Hajrie Muçmata, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, çështjen gjyqësore me kërkues: Agim Elezi; me objekt: Kundërshtim vendimi mosfillimi i çështjes penale.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Aleks Lici, të paditur: Telemak Rajdho, etj; me objekt: Njohje pavërtetësi dokumenti etj.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Sokol Binaj, Gurali Brahimllari dhe Dhurata Haveri, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Rigels Koko; të paditur: Vasil Cekani; me objekt: Pagim detyrimi (shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Elvira Baboçi, etj; të paditur: Manare Selfo, etj; ndërhyrës kryesor: Tasho Jano me objekt: Kundërshtim vendimi etj., (shqyrtim kërkese për përjashtim të trupit gjykues).
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi, Gjovalin Përnoca dhe Idriz Mulkurti, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurës Ermira Avduli; e akuzuar për: Mashtrim me pasoja të rënda.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani, Dhurata Haveri dhe Sokol Binaj, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Stillo Premti; i akuzuar për: Vrasje nga pakujdesia.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Hajri Kardhiqi; i akuzuar për: Goditje për shkak të detyrës, mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Sajki Spaho, Andi Tilka, Eduart Vata; të akuzuar për: Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim,  prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake të municionit.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Nure Dreni, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Island Shalcanj, Maril Pano, Mikel Shancanj, Arjan Shalcanj, Naumand Cico, Bledar Haxhi; të akuzuar për: Prodhim dhe shitje e narkotikëve etj.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri dhe Idriz Mulkurti, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Niko Riza; të paditur: Spiro Pani; me objekt: Lirim dorëzim trualli.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Ilia Dishnica; të paditur: Naum Dishnica; person të tretë: Loreta Themeli, Keti Llogori, Tereza Bima, ZVRPP Korçë; me objekt: Konstatim pavlefshmërie absolute deklarate heqje dorë nga pronësia.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Nure Dreni, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Eda Myftarago; të paditur: Vasfi Kasapi, Enver Kasapi, Nexhmije Stafa, Agim Satka, ATP Tiranë; me objekt: Anulim vendimi komisioni etj
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arben Vrioni, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen gjyqësore me kërkuese Life Hasaj; të paditur Zade Hasaj; me objekt: Ankim ndaj vendimit të pushimit të procedimit penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Tritan Hamitaj, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Shkodër, çështjen civile me palë paditëse: Pjetër Molla; të paditur: Komuna Bushat, Eduart Rrotani;  me objekt: Anulim leje ndërtimi.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arben Vrioni, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Vlorë,çështjen gjyqësore me të pandehur: Safo Morina; persona të tretë: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë; me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 29.03.2013 të mosfillimit të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të kallzimit penal nr.171 të vitit 2013.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu, Kliton Spahiu dhe Izet Dushaj, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Vlorë,çështjen gjyqësore me të pandehur: Nikollaq Deliu; persona të tretë: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier; me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 27.11.2014 të mosfillimit të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të kallzimit penal nr.2018 të vitit 2014.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Valbon Çekrezi, Tritan Hamitaj dhe Arjan Balliu, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Vlorë, çështjen civile me palë paditëse: Gjykata e Apelit Vlorë; të paditur: O.SH.E.E sh.a; me objekt: Pavlefshmëri e titullit ekzekutiv.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Vlorë, Skënder Damini, Gjinovefa Gaba, Hysen Saliko, Margarita Buhali dhe Klodiana Gjyzari, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda,çështjen gjyqësore me paditës: Laver Shahaj; persona të tretë: Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë; me objekt: Kundërshtim i vendimit të pushimit të çështjes penale nr.85, viti 2013, të Prokurorisë për Krime të Rënda.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen gjyqësore me ankues: Filiali Posta Shqiptare sh.a Mat; të paditur: Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër; me objekt: Prishjen e vendimit të pushimit të çështjes penale nr.256, datë 27.05.2016, të vitit 2016, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, e parshikuar në nenin 329 të Kodit të Procedurës Penale.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Artan Çupi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Suri Nel Lata; i akuzuar për: Përndjekje, e parashikuar në nenin 121/a/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Maksim Ramis Prençi; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve, e parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Arjan Emin Çela; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve, e parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Murat Lleshi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër,  çështjen civile me palë paditëse: Selim Mëziu; të paditur: Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës së Qarkut Dibër, Njësia Administrative Muhurr Bashkia Dibër, Rakip Lala; me objekt: Përcaktimi i kufijve të pronës dhe saktësimi i kufijve të saj të pasurisë së paluajtshme tokë arrë, me sipërfaqe prej 588 m2, e rregjistruar në rregjistrat kadastralë të viteve 1950-1952 në emër të babait tim Rustan Selim Mëziu që ndodhet në fshatin Muhurr të Njësisë Administrative Muhurr sipas plan vendosjes bashkalidhur kësaj padie, e parashikuar në nenet 31, 32, 36, 41, 43, 153 e vijues të Kodit të Procedurës Civile dhe neni 157 i Kodit Civil.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Adelina Zarka, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Dritëro Xhindi; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuar në nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Erion Kurti; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Piro Sota, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Tafil Arapi; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuar në nenet 283/1 e 242 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Erjon Çela, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Alban Ibra; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Sami Ujkashi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Riza Hasani, Zeqir Bajrami, Shefqet Velaj e Gjerard Markaj; të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuar në nenet 298/3 e 298/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Sami Ujkashi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Naim Beluli; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Erjon Çela, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurës Natasha Muçmata; e akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 187 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Izet Kadana, Gentian Marku dhe Flutura Hoxha, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Alban Ademi (Guri); i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Erjon Çela, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Artan Loshi, Zef Ndrecaj; të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuar në nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Erjon Çela dhe Dritan Seci, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Shaban Bera; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 135 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Sami Ujkashi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen civile me palë paditëse: Hakik Cengu; të paditur: Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Z.V.R.P.P. Kukës; me objekt: Shfuqizim vendimi, njohje pronësie për sipërfaqen e tokës.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Jak Ndoka, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen civile me palë paditëse: Tom Lekaj; të paditur: Ylli Gega, Gjok Gega; me objekt: Kthim sendi.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Jak Ndoka, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen civile me palë paditëse: Tom Lekaj; të paditur: Shoqëria “Telekom Albania”, Gjin Noja, etj; me objekt: Pagim detyrimi.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Artan Hajredinaj, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria “Pacani” sh.p.k.; të paditur: Përmbaruese gjyqësore private Ermira Mhilli; me objekt: Pavlefshmëri veprimi juridik.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ilir Përdeda, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, çështjen civile me palë paditëse: Zef Seferi; të paditur: Gjet Mamli, Dritan Mamli; me objekt: Shpërblim dëmi.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, çështjen civile me palë paditëse: Petrit Doci; të paditur: Këshilli i Qarkut Durrës; me objekt: Njohje pronar.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Alfred Gjoni, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, çështjen civile me palë paditëse: Hysen Doci; të paditur: A.K.K.Pronave Tiranë; me objekt: Anulim akti administrativ.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Rudolf Dobrozi; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuar në nenet  76-22 e 278/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Alfred Gjoni, Ded Miri dhe Marcela Shehu, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Sefaj; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Ded Miri, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, çështjen gjyqësore me kërkues: Zyra Përmbarimore E.G. Bailliff Service; me objekt: Ankim kundër vendimit të pushimit.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Flora Hasimi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Mark Shota; të paditur: Besnik Mustafaj; me objekt: Lirim dhe dorëzim sendi.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Ema Gashi, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Besnik Mustafaj; të paditur: Suzana Shota; me objekt: Lirim dhe dorëzim sendi.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Marcela Shehu, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Florian Jaku, Gëzim Pjetraj; të akuzuar për: Vjedhje duke shpërdoruar detyrën, të parashikuar në nenin 135 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Çibuku, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, çështjen civile me palë paditëse: Theodhor Vangjeli; të paditur: Shoqëria “Vjosa” sh.p.k; me objekt: Pagim dëmi për pengim ekzekutimi të vendimit dhe i padive abuzive në shumën 2000000 lekë, në bazë të neneve 34, 451/a të Kodit të Procedurës Civile, 608, 609, 625, 640-645 dhe 647/a të Kodit Civil.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Markelian Kuqo, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Bashkim Fraholl; i akuzuar për: Plagosje e rëndë me dashje, e parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Klaudio Mislliu; i akuzuar për: Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Markelian Kuqo, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Alushi, Malti Kungulli dhe Arben Pilinci; të akuzuar për: Prodhim dhe shitje të narkotikëve, e parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal dhe moskallëzim krimi, e parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Elinor Beshello; i akuzuar për: Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, e parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha, Rexhep Karaj dhe Izet Kadana, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Fitim Niklekaj; i akuzuar për: Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP penale, të parashikuara në nenet 79/ë dhe 324 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Nazmije Pengili, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, çështjen civile me palë paditëse: Rezarta Mataj; të paditur: Nikolin Vata; me objekt: Shpërblim dëmi.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Kore dhe Pëllumb Vehbi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Rushan Kanushi; i akuzuar për: Kultivim i bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, e parashikuar në nenin 284/2 e 278/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Pëllumb Vehbi dhe Blerta Çibuku, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Elion Hysa, Keivin Hysa; të akuzuar për: Vrasje me paramendim, e parashikuar në nenin 78/2 e 25 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Kore dhe Pëllumb Vehbi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë; të pandehur: Solidian Sulejmanasi; me objekt: Rivendosje në afat për bërjen e ankimit në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ndaj vendimit penal nr.23-2016-1251 (181), datë 22.06.2016.
  1. Gjyqtaret e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha dhe Mirela Kore, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Mihal Leka; i akuzuar për: Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe prodhim dhe shitje e narkotikëve, e parashikuar në nenin 301 e 283/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Pëllumb Vehbi, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria “Kendrevica Energy” sh.p.k; të paditur: Bashkia Tepelenë; me objekt: Detyrimin e Bashkisë Tepelenë të japë dakordësinë.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Çibuku, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Shoqëria “Arginert” sh.p.k. Tiranë; të paditur: Bashkia Libohovë; me objekt: Detyrim i palës së paditur për t’i paguar shoqërisë “Arginert” sh.p.k. shumën 138.020.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Korçë, Olsi Xhavella, Stavri Kallço dhe Etleva Temo, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Muzafer Aliko; të paditur: A.K.K.P, Shuaip Aliko, etj; me objekt: Anulim vendimi (kërkese për përjashtim të trupit gjykues).
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, Tritan Hamitaj, Kliton Spahiu dhe Valbon Çekrezi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Ilia Xhaçka; të paditur: Spiro Gjoni; me objekt: Ankim ndaj vendimit të ndërmjetëm.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri, Izet Salaj dhe Irena Brahimi, delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Vlorë, çështjen gjyqësore me kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; të pandehur: Aleko Olldashi; persona të tretë: Feride Lezi, Nexhip Dautaj; me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 25.02.2014 të mosfillimit të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të kallzimit penal nr.1034 të vitit 2013.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Rrapush Hoxholli; i akuzuar për: Mashtrim, e parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla dhe Fatri Islamaj, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Maris (Aleksandër) Leka; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtim Reka, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, çështjen civile me palë paditëse: Dashnor Faqekuqi; të paditur: Shkëlqim Xhahysa; me objekt: Kundërshtim veprimesh përmbarimore.
  1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Tonin Stërkaj, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Zef Gjergji; i akuzuar për: Kultivim i bimëve narkotike, prodhim shitje narkotikësh, të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Luveda Dardha, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë,çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Lush Kovaçi, Albion Pjetri; i akuzuar për: Prodhim shitje narkotikësh në bashkëpunim, dhunë në familje, të parashikuara nga nenet 283/2, 130/a-2 të Kodit Penal.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Sonjela Voskopi, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, çështjen civile me palë paditëse: Skënder Musollari; të paditur: Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Korçë; me objekt: Shfuqizim i urdhrit të DRSSH-Korçë për mbylljen e pensionit.
  1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Çibuku, me mbi 5 vjet përvojë në detyrë, delegohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, çështjen civile me palë paditëse: Kryegjyshata Botërore Bektashiane; të paditur: Kosta Malo, etj; me objekt: Konstatim i pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes nr.1991 rep, nr.1934 kol, datë 20.12.1993 të lidhur mes palës së paditur Kosta Malo dhe Këshillit të Rrethit Gjirokastër, në vijim Prefekti i Qarkut Gjirokastër.
  1. Të revokojë pikën 40 të vendimit nr.25, datë 24.03.2017 “Mbi delegimin e gjyqtarëve” të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kjo në përgjigje të shkresës nr.106 prot., datë 19.04.2017 të kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, lidhur me gjykimin në këtë gjykatë, të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatos Kapushi; i akuzuar për: Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË