Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.33, datë 07.05.2018

PËR DHËNIE LEJE PËR ARSYE SHËNDETËSORE FAMILJARE GJYQTARES EMA GASHI

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 07.05.2018, mbështetur në nenet 24 dhe 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në kërkesën e gjyqtares Ema Gashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, regjistruar me aktin nr. 1546 prot., datë 26.04.2018, në të cilën kërkon shkëputje të përkohshme nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares, për shkaqe shëndetësore familjare, për një periudhë jo më pak se 12 muaj dhe konkretisht për periudhën: prill 2018 – prill 2019, me të drejtë zgjatje të afatit të lejes së papaguar deri në 2 vjet.

V E N D O S I :

  1. 1.T’i akordojë, gjyqtares Ema Gashi, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, përfitimin e lejes së papaguar, për një periudhë 12-mujore, deri në prill 2019, me të drejtë zgjatje të afatit të lejes deri në 2 vjet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

                                   PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË