Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.35, datë 07.05.2018

MBI MIRATIMIN E RAPORTIT LIDHUR ME INSPEKTIMIN NDAJ GJYQTARËVE GUXIMTAR BOÇI E BLERTA ÇIBUKU TË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR DHE RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË SJELLJES SË INSPEKTORIT TË INSPEKTORATIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 07.05.2018, bazuar në nenet 143 dhe 147 të Kushtetutës, në nenin 160 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pas shqyrtimit të Raportit “Mbi inspektimin e përbashkët të ankesës publike ndaj gjyqtarëve Guximtar Boçi e Blerta Çibuku të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shkelje të rregullave të etikës dhe kryerjen e veprimeve që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit” të Inspektoratit të KLD-së dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, të Raportit “Mbi mbikëqyrjen e verifikimit të sjelljes së inspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me ankesën e bërë publike në emisionin investigativ “Stop” të televizionit kombëtar Klan ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”,

V E N D O S I :

  1. 1.Të miratojë Raportin “Mbi inspektimin e përbashkët të ankesës publike ndaj gjyqtarëve Guximtar Boçi e Blerta Çibuku të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shkelje të rregullave të etikës dhe kryerjen e veprimeve që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit” të Inspektoratit të KLD-së dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, ku është sugjeruar se:
  1. Në veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit Guximtar Boçi, që lidhet me ankesën e bërë publike në emisionin investigativ “Stop” të televizionit kombëtar Klan, deri në këtë fazë të kryerjes së inspektimit, nuk provohet nëse gjenden elementë të ushtrimit të detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit, prandaj deri në zbardhjen e plotë nga organi procedues të audio-regjistrimit, lidhur me autenticitetin, saktësinë, dhe pamanipulueshmërinë e tij, çmohet mbajtja e ankesës për verifikim në vijim.
  2. Në veprimtarinë e gjyqtares Blerta Çibuku, që lidhet me ankesën publike të dhënë në emisionin investigativ “Stop” të televizionit kombëtar Klan, dhe që i referohet gjykimit nga gjyqtarja të çështjes civile me palë paditëse Merushe Makri, të paditur Mihal Makri e Rudina Islamaj (Makri), objekt lirim e dorëzim sendi, gjenden akte e sjellje të cilat nuk pajtohen me funksionin e gjyqtarit e që përbëjnë shkelje disipline, prandaj bazuar në kërkesat e nenit 16 pika 1, shkronja “c” të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001, i ndryshuar “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, sugjerohet përcjella e relacionit bashkë me dokumentacionin shoqërues Ministrit të Drejtësisë për të vlerësuar mundësinë e fillimit të procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Znj. Blerta Çibuku (Marku).

2. Të miratojë Raportin e anëtarit Gerd Hoxha “Mbi mbikëqyrjen e verifikimit të sjelljes së inspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me ankesën e bërë publike në emisionin investigativ “Stop” të televizionit kombëtar Klan ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër” ku është konkluduar se:

  1. 1.Nuk u konstatua për asnjë moment se ish inspektorja e KLD-së Znj. Hajrie Muçmata, apo inspektori Z. Fatbardh Çoniku të ketë kryer, në veprimtarinë e tyre në shqyrtimin e ankesës së shtetases Merushe Makri, shkelje të ligjit dhe të normave të etikës të cilat të konsiderohen shkelje të disiplinës në punë, për pasojë të iniciohet procedimi disiplinor ndaj tyre.
  2. 2.Të gjitha faktet dhe rrethanat e konstatuara në trajtimin e rastit do t’i dërgohen kryetarit të Këshillit/organit kompetent duke i sugjeruar arkivimin e këtij rasti.
  1. 3.Ngarkohet Inspektorati pranë Këshillit dhe administrata e tij për të përcjellë relacionin bashkë me dokumentacionin shoqërues ministrit të Drejtësisë sipas parashikimeve në pikën 1 të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË