Vendim Nr. 35, datë 17.07.2017
PËR DHËNIEN E LEJEVE TË PAPAGUARA GJYQTARËVE
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 17.07.2017, mbështetur në nenin 24 ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në kërkesën e 5 (pesë) anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë datë 18.05.2017, regjistruar pranë KLD me aktin nr. 1827 prot., datë 19.05.2017, si dhe në kërkesat e gjyqtarëve ardhur pranë Këshillit në të cilën kërkojnë leje të papaguara për shkak të kualifikimeve profesionale apo dhe për arsye të ndryshme familjare,
V E N D O S I :
- Të vijojë dhënien e lejeve të papaguara për gjyqtarët referuar vendimit nr.138/3, datë 19.03.2003 “Për lejet jo të zakonshme të gjyqtarëve”, i ndryshuar, të Këshillit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË