Vendim Nr.36, datë 07.05.2018

MBI ZGJATJEN E MANDATIT TË INSPEKTORES SOFIE ZHILLA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 07.05.2018, bazuar në nenin 160 dhe 168 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në kërkesën e regjistruar me aktin nr. 304 prot., datë 23.01.2018, të inspektores Sofie Zhilla, pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilën ajo kërkon një mandat tjetër në detyrën e inspektorit, e emëruar në këtë detyrë nga KLD me vendimin nr. 312, datë 18.03.2013,

V E N D O S I :

  1. 1.T’i zgjasë mandatin e inspektores Sofie Zhilla, nga momenti i përfundimit të mandatit deri në krijimin e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË