Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.42 datë 28.02.2019

PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenet 4, 147/1/A të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 2 dhe 89 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, vendimin nr. 30, datë 14.02.2019 “Mbi miratimin e Vendimit për rregullat e një çështje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, në kushtet e pazbatueshmërisë aktuale të neneve 45 dhe 46 të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nisur nga nevojat e gjykatave të identifikuara si raste urgjente,

V E N D O S I:

  1. Të caktojë gjyqtarët për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë si vijon:

GJYKATA E APELIT GJIROKASTËR

1. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Korçë, {....}(relator), {....} dhe {....}, caktohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çështjen penale me ankues: {....}; me objekt: Kundërshtim vendimi “Për pushimin e procedimit penal”.

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR LEZHË

1. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, {....}, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: {....}, {....} dhe {....}; të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal.

2. Një kopje e vendimit t’i njoftohet kryetarit të gjykatës në nevojë dhe gjyqtarëve përkatës të caktuar për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR