Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.45 datë 12.03.2019

PËR

KORRIGJIMIN E GABIMIT NË SHKRIM NË VENDIMIN NR. 35, DATË 19.02.2019,

TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 112 të Kodit të Procedurave Administrative, me kërkesën e Gjykatëssë Rrethit Gjyqësor Mat, me nr.254 prot., datë 08.03.2019, pasi konstatoi gabimin në shkrim, sa i përket emrit të të pandehurit,në paragrafi I, nënndarja “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat”, pika 5, të Vendimit nr.35, datë 19.02.2019, “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore tëveçanta, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

VENDOSI:

1. Korrigjimin e gabimit në shkrim, nëparagrafi I, nënndarja “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat”, pika 5, tëvendimit nr.35, datë 19.02.2019, “Për caktimin e gjyqtareve për gjykimin e çështjevegjyqësore tëveçanta, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si me poshtë:

5. Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, {....}, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, çështjen penale me kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat; të pandehur: {....}; i akuzuar për veprat penale“Shkatërrim prone”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 238 dhe 274 të Kodit Penal.

2. Një kopje e vendimit t’i njoftohet gjyqtares {....}, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR