Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr.50 datë 27.03.2019

PËR

NDRYSHIMIN E VENDIMIT NR. 35, DATË 19.02.2019, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR, “PËR CAKTIMIN E GJYQTARËVE PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME”

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 113 dhe 117 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe në nenin 99 të Ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbi kërkesën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me nr. 03/209 prot., datë 18.03.2019,

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e pikës 7 “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë”, paragrafi I, të Vendimit Nr. 35, datë 19.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, {....}, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, çështjen civile me palë paditëse: {....}; të paditur: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike; me objekt: “Pavlefshmëri të titujve ekzekutiv, fatura tatimore të shitjes së energjisë elektrike, etj.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR