Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 51/3, datë 16.10.2017

MBI

VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR “SHUMË MIRË” TË GJYQTARES

MANJOLA XHAXHO PËR PERIUDHËN 2007 – 2009

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 16.10.2017, mbështetur në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve” i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi ankesën si dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të përgatitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

  1. Të vlerësojë “Shumë mirë” gjyqtaren Manjola Xhaxho për periudhën kohore 2007-2009, sipas tabelave “Vlerësimi Përfundimtar” bashkëlidhur.
  1. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtares në dosjen e saj.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË