Vendim Nr.81 datë 5.06.2019

 

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 52, DATË 11.10.2018 TË ISH-KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 54 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 24 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 132/1 të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, nenet 144-146 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Gjin Gjoni, për përjashtimin e tij tërësisht nga ushtrimi i veprimtarisë gjyqësore në kuadër të lejes prindërore, përfshirë edhe atë si anëtar i Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe në shqetësimin e gjyqtarëve në detyrë të Kolegjit Zgjedhor, me propozim të Komisionit të Vlerësimit Etik dhe Profesional,

VENDOSI:

  1. Ndryshimin e Vendimit Nr. 52, datë 11.10.2018 të ish-KLD-së, në pikën 1 të tij, duke shfuqizuar togfjalëshin “për funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me botimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR