Vendim Nr.82 datë 5.06.2019

PËR CAKTIMIN E RELATORIT PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE PËR SECILIN KANDIDAT PËR GJYQTAR TË DIPLOMUAR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS NË VITIN 2018

 

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 35 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr.75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, në propozimin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, për numrin e kandidatëve që do t’i caktohen secilit anëtar të këtij Komisioni, si dhe pas procesit të shortit,

VENDOSI:

1. Caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për gjyqtar të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018, si më poshtë:

  1. Ardit Kuka                  Relator znj. Marçela Shehu;
  2. Suela Dashi                 Relator znj. Marçela Shehu;
  3. Lorena Çabej               Relator z. Alban Toro;
  4. Suela Xhani                 Relator Alban Toro;
  5. Enkeleda Dalipi          Relator Alban Toro;
  6. Ervin Sulaj                  Relator Ilir Toska;
  7. Olti Skrame                 Relator Alban Toro;
  8. Merita Karaj                Relator Marçela Shehu;
  9. Amarilda Sulaj            Relator Ilir Toska;
  10. Afërdita Caco                         Relator Marçela Shehu.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR