Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Programi i Transparencës

Raportet e Monitorimit

Raportet e monitorimit per Vitin 2016 Raportet progresive: 3-Mujor,6-Mujor,9-Mujor,12-Mujor   Raportet e monitorimit per Vitin 2017 Raportet progresive:3-Mujor,6-Mujor   Klikoni mbi link per te pare dokumentin!  

Struktura e KLD

Struktura Organizative e Administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

2012

2012

Në mbledhjen e tij të radhës, datë 16.04.2012, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shqyrtoi, në bazë të rendit të ditës një sërë çështjesh.

Presidenti i Republikës, në mbledhjen e tij të parë si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, adresoi fjalën përshëndetëse, duke shprehur vlerësimin për kontributin e anëtarëve, trupën gjyqësore dhe gjithë bashkëpunëtorët e sistemit të drejtësisë, si dhe prezantoi sfidat dhe prioritet e këtij institucioni.

Zevendeskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit institucional për shmangien e mbivendosjes së kompetencave në Inspektimin Gjyqësor. Ky memorandum synon që të përmirësojë procesin e monitorimit të sistemit gjyqësor.

Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj Kryekomisarit Adem Tahiraj.

Në zbatim të ligjit Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" dhe të Vendimit të Këshillit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30.11.2012 'Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit', njoftohen kandidatët për gjyqtar në gjykatat administrative, se trajnimi i detyrueshëm para zhvillimit të testimit, në lidhje me mënyrën e plotësimit të përgjigjes së tezë në fletën scan – tron, do të zhvillohet në sallën e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, në datat 16 – 17 Janar 2013.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, pas informimit në lidhje me incidentin e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Dhomës së Avokatisë Elbasan, Z. Jani Vaso si dhe me Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Z. Arben Vrioni.

Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë verifikoi ankesën publike mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e akuzave penale në ngarkim të të dyshuarit, si autor i aktit të rëndë kriminal ndodhur në datën 13.09.2012, Ilir Xhakja.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të datës 05.10.2012, pati në fokus të rendit të ditës, shqyrtimin e kërkesave për procedime disiplinore të disa gjyqtarëve.

Komisioni për Shqyrtimin e Kandidatëve për Gjyqtar, në mbledhjen e tij të datës 15.10.2012, bazuar në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 247/2, datë 16.02.2011 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Shqyrtimit të Kandidatëve për Gjyqtar”,i ndryshuar, neni 5,

Sot, në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë dhe Ambasada Britanike në Tiranë, prezantuan rezultatin e sondazhit "Promovimi i gjyqtarëve dhe sistemi i pikëzimit". Objekt i këtij sondazhi ishte matja e impaktit të reformës në promovimin e gjyqtarëve, sipas sistemit të ri të vlerësimit profesional, si dhe perceptimi i gjyqësorit për vetë sistemin gjyqësor dhe për pushtetet e institucionet e tjera publike.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, deklaroi mbarimin para afatit të mandatit të ish anëtares, Zj. Lefterije Lleshi, me shkak dorëheqjen prej saj. Presidenti i Republikës shprehu vlerësimin dhe kontributin për punën e saj në Këshill.

Faqe 1 nga 2