Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Mesazh Sensibilizues

 

 

  

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

2016

2016

Në përgjigje të interesimit të mediave, për pretendimin e ngritur nga përfaqësuesit e Kuvendit, lidhur me procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sqaron se me marrjen e kërkesës nga Kuvendi i Shqipërisë, për inicimin e procedurës përzgjedhëse të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për hartimin e listës së kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet e parashikuarnë ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Si kurdoherë, administrata e KLD, në zbatim rigoroz të ligjit, nga lista e gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative, gjithsej 128 gjyqtarë, ka përzgjedhur kandidatët të cilët plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjithsej 28 kandidatë. Lista e plotë e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i janë përcjellë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, së bashku me listën me të dhënat e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe të gjykatave administrative, në të cilën pasqyrohen plotësimi ose jo i kritereve të gjyqtarëve për të qenë anëtarë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithë diskutimet e bëra, nga një deputet i Kuvendit, gjatë hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, se KLD nuk ka bërë publike nëfaqen zyrtare të listave me kandidatët qëiplotësojnëkushtetsi dhe nuk ka njoftuarmeshkrim,individualishtkandidatët e përjashtuar, nuk qëndron dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Dispozitat kalimtare në asnjë moment nuk parashikojnë që në këtë fazë kalimtare Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të bëjë publike në faqen zyrtare të listave me kandidatët qëiplotësojnëkushtetdhelistamekandidatëtqënukplotësojnë kushtet bëhen publike. Gjithashtu, këto dispozita kalimtare nuk parashikojnë që kandidatëtepërjashtuar të njoftohenmeshkrim,individualishtdhenëmënyrëtëarsyetuar përshkaqet epërjashtimit. Të dy këto kompetenca, të parashikuara respektivisht në pikën 4 dhe 5 të nenit 221 të ligjit nr.115/2016, janë detyrime të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si organ i cili verifikon plotësimin e kushteve të kandidatëve dhe paraqitjen e listës së kandidatëveqëplotësojnëkushtet, Presidentit të Republikës.

Edhe pretendimi se KLD, ka përjashtuar nga lista kandidatët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, nuk qëndron. Është e vërtetë për një moment se nga lista e kandidatëve janë përjashtuar disa gjyqtarë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por ato, janë përjashtuar sepse, ose kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit në më pak se 10 vite, ose nuk kanë 2 vlerësime profesionale dhe etike “shumë mirë”, ose nuk kanë  përfunduar ciklin eplotëkatërosepesëvjeçartëstudimevenëdrejtësi. Procedura e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse zbatimi rigoroz i detyrimeve që burojnë nga ligji, duke i dërguar Kuvendit të Shqipërisë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative të cilët njëkohësisht plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) ushtrim funksionipër të paktën10vjet;

b)nuk kamasëdisiplinorenë fuqi;

c)nuk ka filluarnjëprocedim disiplinorparakandidimit;

ç)magjistrati kapërfunduar ciklin eplotëkatërosepesëvjeçartëstudimevenëdrejtësi;

d)magjistrati kapërfunduarShkollën eMagjistratus;

dh) magjistratiështë vlesuar të paktënshumëmi” në 2vlerësimete funditetikdhe profesional.

 

Sot me datë 9 dhjetor 2016, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u organizua hedhja publike e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Në përfundim procedurës së hedhjes së shortit publik, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë miratuan si pjesë e trupës gjyqësore që do përbëjnë Kolegjin Zgjedhorë, gjyqtarët e më poshtëm:

Z. Artur Malaj,

Z. Tomorr Shkreli,

Z. Ridvan Hado,

Znj. Lindita Sinanaj.

Z. Shkëlqim Mustafa,

Z. Gjin Gjoni,

Z. Astrit Kalaja,

Z. Sotiraq Lubonja,

Betimi i anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor, do zhvillohet nesër e shtunë datë 10.12.2016, në orën 11:00.

Në përputhje me nenin 146 pika 4, të Kodit Zgjedhor, të tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, bënë betimin në një ceremoni publike, në prani të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës. Çdo anëtarë I KLD-së pasi lexoi përmbajtjen: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti” u betua para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë.            Tel: +355 4 2259817, Fax: +355 4 2259822                                     www.kld.al

NJOFTIM I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, njofton publikisht se ditën e premte, datë 9 dhjetor 2016, ora 18.00, pranë ambjenteve të tij, në adresën Bulevardi “Zog I”, do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Shorti është i hapur dhe me prani të publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medias. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 18.11.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me  shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës, e dy vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë, e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve me tabelat përkatëse, vendosën t'i propozojnë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Apelit Durrës, të z. Tritan Hamitaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Durrës; emërimin në Gjykatën e Apelit Vlorë të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnje dhe gjyqtarit z. Ilir Çeliku, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë  Tiranë, si dhe emërimin në Apelin e Krimeve të Rënda, të z. Idriz Mulkurti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e gjashtë vendeve vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shumicë votash, vendosi të transferojë z. Niko Rapi, aktualisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Pogradec, z. Erion Bani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Shkodër, znj. Irena Plaku, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Korçë dhe znj. Anila Karanxha, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Lushnje. Gjithashtu Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të z. Kujtim Vraniçi, aktualisht Inspektor pranë KLD-së, dhe të Ahmet Metaliaj, ish gjyqtarë.

Pas transferimit të gjyqtarit z. Niko Rapi, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtares znj. Emona Muçi, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Gjithashtu, me propozim të ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Pogradec.

Gjithashtu Këshilli me miratimin e transferimit të gjyqtarëve të mësipërm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me propozim të Ministrit të Drejtësisë bëri shpalljen publike për një afat 20 ditor, të katër vendeve vakante në gjykata, përkatësisht 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Pogradec, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Korçë, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Shkodër, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnjë.

Këshilli, vijoi më pas me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Tiranë dhe kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, të znj. Enkelejdi Hajro, dhe emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, të znj. Ornela Naqellari .

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan dhe shqyrtuan propozimin për emërimin e një inspektori pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, me shumicë votash anëtarët e KLD-së, vendosën të emërojnë inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë znj. Brunilda Çarçiu.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Gurali Brahimllari, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjyqtare Brikena Ukperaj Lubonja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. (2010-2012)

Gjyqtar Engert Pëllumbi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)

 

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Njoftim

  për shpallje konkurimi  për vend të lirë pune, sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si mëposhtë:

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist Jurist (kategoria ekzekutive), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës përpozicionin Specialist Jurist,  janë si  më poshtë:

  • Përgatitja materialeve apo shkresat e ardhura në institucion apo ato të cilat do t’ju drejtohen të tretëve sipas porosive të eprorëve të tyre. Përgatitja e shkresave kthim-përgjegje, për të gjitha ankesat sipas porosisë të eprorëve.
  • Përgatitja e urdhërave të ndryshme, të akteve të inspektimit/verifikimit të ankesave, urdhërave të lëvizjeve të inspektorëve, sipas porosisë së kryeinspektorit.
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistikave të ndryshme të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • Ndjekja e çështjeve të ndryshme gjyqësore në gjykata, kur i kërkohet, për të përfaqësuar insititucionin
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
  1. Konkurimi, nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele.

-Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil, duhet vlerësim nga eprori direkt),
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 15.12.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 16.12.2016, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetpër lëvizjen paralele dhe kërkesat e vecanta në shpalljen për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.

-Intervista e  strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 21.12.2016, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit e Lartë të Drejtësisë.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

 

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve do të jetë 22.12.2016.  

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

II.   Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

(Vetëm rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.12.2016).

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 20.12.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 27.12.2016,në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpallura për konkurim.

- Konkurimi ikandidatëve, data, ora e saktë dhe vendi ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të njiheni nëpërmjet adresës tuaj të e-mail dhe duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.12.2016.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në testim dhe intervistë janë;

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimi me shkrim dhe më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.12.2016.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.12.2016, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

- Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

- Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit .

            - Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

- Për datën e daljes së rezultateve.

- Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 09.11.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të 5 (pesë) vendeve vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, pas emërimit nga Presidenti i Republikës të disa gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Tiranë. Afati për të paraqitur kërkesë për në këto vende vakante është deri më datë 15.11.2016.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli delegoi gjyqtaren znj. Enkelejdi Hajro, për të ushtruar përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe shpalli vendin vakant për funksionin drejtues pranë kësaj gjykate. Afati për të paraqitur kërkesë për në këtë vend vakant është deri më datë 15.11.2016.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të shpallë një vend vakant pranë Inspektoratit të KLD-së, pas dekretimit për në Gjykatën e Apelit Shkodër, të zj. Vojsava Osmanaj. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 04.11.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, për dhënie pëlqimi për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Florjan Kalaja. Në vijim të mbledhjes, Këshilli shpalli vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të gjykatës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të mbarimit të mandatit në këtë funksion, më datë 18.01.2017, të z. Fatri Islamaj.  

Lidhur me shqyrtimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Vlorë të parashikuar për këtë mbledhje Këshilli vendosi rishpalljen edhe një herë të vendit vakant pranë kësaj gjykate.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportin mbi rezultatet e pikëzimit të kandidatëve, tabelat e pikëzimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve, shqyrtuan dhe votuan kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e vendeve vakant, në Gjykatat e Apelit Tiranë dhe Shkodër. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi të transferojë z. Andi Civici nga Gjykata e Apelit Vlorë në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe t'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e gjyqtarëve znj. Elona Stavri, znj. Elbana Lluri, z. Fatri Islamaj, z. Asim Vokshi, dhe z. Artur Gaxha, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërsa për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Apelit Shkodër, Këshilli vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e znj. Vojsava Osmanaj.

Në vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në përfundim të procesit të votimit, Këshilli vendosi transferimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj gjykate, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë u delegua për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit, gjyqtari Dritan Seci, si dhe shpalli vendin vakant për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate. 

Me miratimin e transferimit të dy gjyqtarëve të mësipërm u miratua më pas dhe kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të një vendi vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe një vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Petrit Çomo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fiqirete Mullaj, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;

Gjyqtare Marjana Dedi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Blerina Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Amarildo Laçi, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Albana Boksi, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtar Fuat Vjerdha, Gjykata e Apelit Shkodër;

Gjyqtare Dhurata Haveri, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtare Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

 

Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi projekt-aktin e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të veprimtarisë së Kryeinspektores znj. Marsida Xhaferllari dhe të inspektores znj. Marsela Pepi.

Në vijim Këshilli vendosi konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, më datë 25.11.2016, të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Lefter Jahja, si dhe miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë, për shpalljen e një vendi vakant për një gjyqtar pranë kësaj gjykate pas datës 25.11.2016.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot me datë 28.10.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra si kryetarit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të z. G.B. Pas diskutimeve, anëtarët e  Këshillit, duke marrë në konsideratë situatën e krijuar nga faktet e bëra publike në media lidhur me veprimtarinë e gjyqtarit z. G.B, me votim unanim vendosën shkarkimin e tij nga funksioni drejtues i kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit vendosën edhe pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij.

Në vijim, Këshilli caktoi gjyqtaren zj. Albina Spaha, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetares së kësaj gjykate si dhe shpalli vendin vakant, duke hapur konkurrimin për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate. 

Gjithashtu, Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin bashkarisht një inspektim për verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër G.B dhe të gjyqtares B.Ç. për shkelje të rregullave të etikës, si dhe caktoi një anëtar të tij, për të verifikuar edhe sjelljen e inspektorit të KLD i cili ishte ngarkuar për trajtimin e ankesës së qytetarit dhe që përmendet në rregjistrimet audio të bëra publike në media.

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 16.09.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e kërkesës së gjyqtares Diamela Goxha për revokimin e lejes për të shërbyer si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, dhe kthimin e saj në gjykatën ku është emëruar nga KLD. Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi kërkesën për autorizimin për mësimdhënie të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ilir Mustafaj.

Në përputhje me rendin e ditës,  mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarit z. Ervin Trashi, në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Këshilli vendosi konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, z. Ded Deda, njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe delegimin e gjyqtares Ornela Naqellari, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të kësaj gjykate. Gjithashtu, me propozim të ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe një vend vakant për një gjyqtar pranë kësaj Gjykate.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli në zbatim të Vendimit të të tij nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve", miratoi projket-aktet e vlerësimit të përgatitura nga Kryeinspektori për gjyqtarin Klodian Kurushi, të Gjykatë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për gjyqtarin Taulant Tafa, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Këshilli vijoi më pas me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, të z. Sulejman Kurti.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

 

N j o f t i m

për konkurimin për vend të lirë pune, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton se,  duke qënë se pozicioni i lirë i shpallur,Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategorisë ekzekutive IV-a), në Sektorin e Integrimit dhe Mardhënieve me Jashtë,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. 

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  janë si  më poshtë:

  • Të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit, të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Diplomë DIND ose DND), me shkëputje nga puna.
  • Të njohjë shumë mirë gjuhën angleze dhe gjuhës italiane, të mbrojtura në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pranë UT/institucione të tjera,  njohja e një gjuhe tjetër europiane, përbën avatazh.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet, në profesion.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidatët që plotësojnë, kërkesat e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim,

për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategorisë ekzekutive IV-a), duke paraqitur renditjen e tyre sipas rendit alfabetik, janë si më poshtë:

  1. Sajmir Shehu

- Konkurimi i kandidatit, në testimin me shkrim do të zhvillohet më datë 01.9.2016, ora 10.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,po atë ditë pas vlerësimit me shkrim, do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë).

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

Kushtetutën, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999, Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, mbi strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim si dhe njohja meprocesin e përafrimit të legjislacionit vendas me acquis communautaire dhe për raportimin e akteve normative, që adaptojnë acquis communautaire;

-Vlerësimi i kandidatit do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu IV, pika 7 dhe 8 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet testimi me shkrim, më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë dhe vlerësimi i jetëshkrimit.

-Data e daljes së rezultateve do të jetë data 02.9.2016.  

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatin do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të tij.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

 

Faqe 1 nga 3