Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2019 klgj

2019 klgj

Sot më datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli hapjen e garës për vendet vakante për anëtarë në Gjykatën e Lartë të kandidatëve që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, me ekspertizë të veçantë në fushat administrative, civile dhe penale.

Miratimi i akteve nën-ligjore për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve për rekrutimin dhe promovimin e magjistratëve, dhe, për kriteret e vlerësimit për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë, vendosën themelet për krijimin e standardeve të reja, të unifikuara dhe objektive për promovimin e gjyqtarëve në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Me këto akte, Këshilli ka bërë të mundur ngritjen e infrastrukturës së nevojshme nën-ligjore për kryerjen e procesit të verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit për kandidatët për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor, duke synuar përzgjedhjen e njerëzve profesionistë, me integritet dhe të denjë për sistemin e drejtësisë shqiptare.

Institucioni KLGJ-së është shpresëplotë se me hapjen e garës për në Gjykatën e Lartë, shënohet një hap progresi për fillimin e evadimit të një stoku prej mbi 30 000 çështjesh gjyqësore të krijuara ndër vite, si dhe adresimin e shqetësimeve të çdo qytetari shqiptar në lidhje me funksionalizimin e kësaj gjykate dhe marrjen e drejtësisë së merituar dhe pa vonesa.

Këshilli i Lartë Gjyqësor,mbështetur në nenin 35 në lidhje me nenin 32 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Kreun VI, shkronja “Ç”, pika 2 e vendimit të tij, nr.75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, njofton se ditën e hënë, datë 15 korrik 2019, ora 15.00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në të cilën do të shqyrtohen relacionet për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtarë, të 10 kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018, si më poshtë:

  1. znj. Suela Dashi
  2. znj. Afërdita Caco
  3. znj. Merita Karaj
  4. z. Ardit Kuka
  5. znj. Amarilda Sulaj
  6. z. Ervin Sulaj
  7. z. Olti Skrame
  8. znj. Enkeleda Dalipi;
  9. znj. Lorena Çabej;
  10. znj. Suela Xhani.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca, të cilin e njohu me punën voluminoze të Këshillit.

Në përfundim të takimit, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ambasadori i BE,

SH.T.Z. Luigi Soreca, u shpreh se: "Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”.

Sot më datë 15.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën miratoi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të 10 (dhjetë) kandidatëve diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2017-2018.

Procedura e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore u bë në përputhje me vendimin Nr. 75, datë 23.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për rekrutimin si gjyqtar të kandidatëve përkatësisht: znj. Suela Dashi, znj. Afërdita Caco, znj. Merita Karaj, z. Ardit Kuka, znj. Amarilda Sulaj, z. Ervin Sulaj, z. Olti Skrame, znj. Enkeleda Dalipi, znj. Lorena Çabej dhe znj. Suela Xhani.

Vendim i sotëm i KLGJ-së merr një rëndësi të veçantë, nëse mbahen parasysh efektet dhe mungesat e krijuara nga procesi i rivlerësimit kalimtar, nevojat e sistemit për kontributin profesional të këtyre magjistratëve të rinj për t’u ofruar qytetarëve shqiptar një drejtësi siç e meritojnë dhe pa vonesa. Ai hap rrugën për emërimin në detyrë të këtyre magjistratëve të rinj dhe përpiqet të plotësojë nevojat e sistemit me profesionistë të kualifikuar dhe me integritet.

Sot më datë 19.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës e cila nisi me miratimin e “Planit Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë  (2019-2020)”. 

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit, Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Naureda Llagami, prezantoi përpara Këshillit dokumentin e parë  strategjik të  institucionit i cili do të  shërbejë  si  udhërrëfyes jo vetëm për veprimtarinë e KLGJ-së, por për të gjithë sistemin gjyqësor. Në  të  shpaloset vizioni dhe vlerat në të cilat KLGJ-ja mbështetet në realizimin e misionit të saj “për ndërtimin, udhëheqjen dhe qeverisjen e një gjyqësori me performancë të lartë, që synon ekselencën dhe meriton besimin e publikut”.  

Në këtë kontekst, hartimi i Planit Strategjik dhe atij të  veprimit shkon përtej detyrimit ligjor.  Këto instrumente planifikimi synojnë  të prioritizojnë objektivat dhe sistematizojnë veprimet në të cilat do të investohet Këshilli duke maksimizuar burimet financiare dhe njerëzore, si dhe duke adresuar strategjikisht problemet dhe nevojat me akute të gjykatave. Planit Strategjik dhe ai i veprimit i janë  nënshtruar konsultimit me të  gjithë  kryetarët e gjykatave, organizatat e shoqërisë  civile dhe bashkërenduar me Strategjinë  Ndërsektoriale të  Drejtësisë, në  bashkë punim të  ngushtë   me Ministrinë  e Drejtësisë. Në  përfundim të  relatimit nga ana e kryetares, Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi unanimisht  Planin Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë  (2019-2020)” 

Puna disa mujore e Këshillit për hartimin e Planin Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor u mbështet nga ekspertiza e vyer e projektit “Drejtësi për të  Gjithë”, të  USAID. 


Një  tjetër vendimarrje e rëndësishme e KLGJ-së,  në  mbledhjen e sotme, ishte ajo e emërimit si gjyqtarë e 10 magjistratëve, përkatësisht: znj. Suela Dashi, znj. Afërdita Caco, znj. Merita Karaj, z. Ardit Kuka, znj. Amarilda Sulaj, z. Ervin Sulaj, z. Olti Skrame, znj. Enkeleda Dalipi, znj. Lorena Çabej dhe znj. Suela Xhani. 

Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të  kandidatëve të  sipër përmendur e të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2017-2018. 

 

Sot, më datë 22.07.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë anëtarët e tij morën pjesë në ceremoninë organizuar me rastin e 3 vjetorit të miratimit të amendamenteve kushtetuese që çelën siparin e reformës në drejtësi. Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e KLGJ-së, Znj. Llagami u shpreh se tre vjet më parë me ndryshimet kushtetuese filloi një proces transformimi jo vetëm i sistemit të drejtësisë por edhe i qasjes dhe thelbit të shtetit të së drejtës. Për herë të parë në Shqipëri po zbatohet një reformë tërësore e sistemit të drejtësisë e cila u realizua dhe falë mbështetjes së partnerëve tanë - Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Në përfundim të fjalës së saj, Znj. Llagami përshëndeti të gjithë gjyqtarët me integritet dhe të cilët po punojnë me përkushtim pavarësisht vështirësive. 

 

Në vijim fjala e plotë e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami:

 

Thonë që një rrugë është e lehtë, vetëm kur nuk je në të!

 

Sot tre vjet më parë më 22 Korrik 2016 me ndryshimet kushtetuese filloi një proces transformimi jo vetëm i sistemit të drejtësisë por edhe i qasjes dhe thelbit të shtetit të së drejtës. Për herë të parë ndërhyrjet në përmirësimin e sistemit të drejtësisë nuk ishin thjesht një meremetim i rastit por një qasje tërësore e cila synonte të adresonte deformimet që kishte pësuar sistemi si pandëshkueshmëria, mungesa e transparencës, ndikimi politik dhe korrupsioni. Pa diskutim probleme kishin kompromentuar dhe vlerat e sistemit gjyqësor, si paanshmëria, përgjegjësia,  dhe vetë drejtësia e vendimmarrjes.

 

Për herë të parë në Shqipëri po zbatohet një reformë e tillë tërësore e cila u realizua falë edhe mbështetjes së partnerëve tanë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Duke mbajtur parasysh pritshmërinë për reformimin e sistemit gjyqësor, KLGJ erdhi me kompetenca dhe një mandat më të gjerë. Por këto kompetenca nuk qëndrojnë të pavarura, legjislatori ka parashikuar disa siguri institucionale të cilat së bashku me vendimmarrje te përgjegjshme që kërkohet nga ne si anëtarë të Këshillit duhet të shërbejnë si garanci konstante për të vetë-rregulluar sistemin.

 

Sot në këtë përvjetor jam shumë e nderuar të përfaqësoj një nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë. Për herë të parë qeverisja e gjyqësorit është një bashkëqeverisje e gjyqtarëve me juristët, akademikët dhe qytetarët. Sot jam e nderuar dyfish sepse falë këtyre ndryshimeve, unë përfaqësoj edhe atë pjesë të shoqërisë civile e cila në këto gati 30 vjet ka kontribuar fuqimisht në konceptimin, mbështetjen dhe kërkesën e vazhdueshme për këtë reformë në të mirë të publikut, shoqërisë dhe veçanërisht grupimeve në nevojë dhe qytetarëve shpesh të mënjanuar apo të përjashtuar.  Duke u nisur që nga debati që i parapriu ndryshimeve kushtetuese të tre viteve më parë, si dhe përgjatë  rrugëtimit në këtë proces reformues mendoj se ishim të gjithë të vetëdijshëm që qemë nisur për një rrugë të gjatë! Sot mund të themi se kemi ecur mjaftueshëm për të mos u kthyer prapa!

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili u krijua vetëm 6 muaj më parë është një nga “gurët kilometrikë” të kësaj reforme, ai së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe me institucionet e rëndësishme që do të ngrihen së shpejti si Inspektori i Lartë i Drejtësisë, strukturat e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar - pa harruar dhe plotësimin e një prioriteti madhor që është rifunksionalizimi i Gjykatës së Lartë do të “vulosin” rrugën e pakthyeshme për ngritjen e një sistemi gjyqësor të administruar në mënyrë të pavarur dhe një trupë gjyqësore me integritet, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm!

 

***

 

Prandaj sot kemi arsye për të qenë optimistë, po aq sa edhe për të qëndruar fort edhe me këmbë në tokë!

 

Është e rëndësishme të reflektojmë me maturi dhe të shohim përpara por edhe të shohim pas. Ne duhet të shohim pas për të kuptuar se sa kemi ecur përpara, jo vetëm në këto tre vjet por në këto thuajse 3 dekada ndryshimi dhe shprese! Nëse shohim pas lehtësisht mund të kuptojmë se kemi investuar shumë; kemi investuar shumë jo vetëm nga vetja, njerëzit tanë; institucionet tona por edhe nga besimi i publikut dhe nga pritshmëritë e qytetarëve të cilët kërkojnë akses, transparencë - një drejtësi jo vetëm sipas gërmës së ligjit por një drejtësi që shihet dhe ndihet si e tillë!   Një drejtësi në veprim!

 

Ne duhet të shohim përpara për të mos ta humbur qartësinë e objektivave që i kemi vënë vetes!

 

Kemi nevojë më shumë se kurrë për të kthyer besimin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të njerëzve tanë, magjistratëve dhe administratës gjyqësore. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të kthyer besimin e gjyqtarëve dhe profesionistëve të sistemit tek drejtësia. Vetëm pak muaj më parë qindra të rinj aplikuan pranë Shkollës së Magjistraturës për tu bërë gjyqtarë,  prokurorë, këshilltare apo ndihmës ligjor. Këta të rinj janë shembulli më i mirë i besimit tek reforma në drejtësi.

 

***

 

Javën e kaluar emëruam 10 magjistratët e parë, sot do të  jemi dëshmitarë  të  një  momenti të  veçantë  në  jetën e këtyre të  rinjve atij të  betimit si magjistrat (gjyqtarë  dhe prokurorë). I falenderoj këta të rinj për besimin tek profesioni i gjyqtarit/prokurorit dhe drejtësia! Uroj që gjatë  rrugëtimit të  tyre profesional të  drejtohen gjithnjë  dhe kurdoherë  nga parimet kushtetuese, legjislacioni në fuqi dhe te respektojnë standardet më të larta profesionale dhe etike.

 

Dëshiroj të lexoj një paragraf të shkëputur nga libri “E drejta në Veprim”, libër i shkruar nga një prej gjyqtarëve model i ndershmërisë, integritetit profesionalizimit, që fatkeqësisht nuk jeton më: z. Bashkim Caka: “Në radhët tona ka gjyqtarë që janë vërtetë të pavarur, të ndershëm e të drejtë. Për këta populli ka shumë respekt, i nderon dhe i vlerëson, por ka për fat të keq edhe disa gjyqtarë që janë të njëanshëm sepse ndikohen nga miqtë dhe shokët apo nga interesat e çastit. Te këta gjyqtarë shtetasit nuk kanë besim prandaj kërkojnë që të mos u jepen atyre për gjykim çështja e tyre. Kjo kategori gjyqtarësh nuk shquhen si në fushën profesionale ashtu edhe për sjelljet e mira në aspektin personal”. Prandaj, gjej rastin të falenderoj të gjithë gjyqtarët me integritet dhe të cilët po punojnë me përkushtim me gjithë vështirësitë!

 

Në 2016 menduam se do të mbërrinim shpejt - sot falë këtyre arritjeve, përgjegjësive dhe sfidave mendojmë se do të arrijmë larg!   

 

Faleminderit !!!

 

Sot, në datën 23.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës,në të cilën u diskutua fillimisht mbi problematikën e krijuar për funksionalitetin e Gjykatës së Lartë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë është tërësisht jashtë funksionit, përsa kohë nuk është funksionale qoftë edhe një trupë gjykuese, e cila të trajtonte më së paku çështjet me karakter urgjent dhe sensitive në pikëpamje të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Duke qënë i vetëdijshëm për situatën ligjore, ashtu sikundër edhe për situatën aktuale të Gjykatës së Lartë, ndërsa është duke ndjekur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, për t’i paraprirë çdo situate që mund të çonte në cenimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të Republikës së Shqipërisë, referuar obligimeve që burojnë për të nga konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe me shtetet respektive, në përputhje me nenet 5, 116, 122, 147 dhe 147/a të Kushtetutës, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori në konsideratë caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për gjykimin e çështjeve gjyqësore, ekskluzivisht vetëm për ato çështje që kanë të bëjnë me ekstradimin dhe transferimin për jashtë shtetit të personave të dënuar, çështje për të cilat neni 462 i Kodittë Procedurës Penale parashikon që vendim i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm është vendimi i Gjykatës së Lartë.

Kjo është një masë e jashtëzakonshme, e cila respekton parimin e proporcionalitetit, pasi referuar jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, respekton kriterin e përshtatshmërisë, (masa të jetë e përshtatshme për të arritur objektivin, funksionalitetin e Gjykatës së Lartë), kriterin e nevojshmërisë(një masë më pak kufizuese nuk arrin dot objektivin e synuar) dhe kriterin e proporcionalitetit në kuptimin e ngushtë (masa nuk duhet të jetë në proporcion të zhdrejtë me objektivin, e të ekzistojë një lidhje e arsyeshme proporcionale midis mjetit të përdorur dhe dhe objektivit të synuar).

Kjo masë u vlerësua si mundësia më e mirë ligjore, që mund të përdoretshumë shpejt dhe në mënyrë sa më efikase, për të bërë të mundur daljen nga ngërçi në të cilën ndodhet Gjykata e Lartë. Ndërkohë që është detyrë funksionale e Këshillit për të zgjidhur problemin e krijuar, për emërimin sa më të shpejtë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, gjë për të cilën Këshilli ka filluar procedurat përkatëse, të cilat pritet të përmbyllen sa më parë.

Këshilli mori në konsideratë caktimin, për çështje të veçanta, përmes shortit, vetëm të atyre gjyqtarëvetë gjykatave të apelit, të cilet plotësojnë kriterin kushtetues të përvojës minimale në profesion për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, pra tëpaktën 13 vjetpërvojënëushtrimin e profesionit, përveç edhe qënien e tyre të konfirmuar në detyrë në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar, sipasLigjit nr. 84/2016, “PërrivlerësiminkalimtartëgjyqtarëvedheprokurorëvenëRepublikën e Shqipërisë”, çka edhe kjo tashmë përbën një standard kushtetues.

Pas diskutimeve, duke mbajtur në konsideratë zgjidhjen e problematikave, Këshilli miratoi disa shtesa në Vendimin nr. 30, datë 14.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

Një  tjetër vendimmarrje e rëndësishme e Këshillit të Lartë Gjyqësor,  në  mbledhjen e sotme, ishte dhe shpallja e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 19.07.2019, konkretisht:

   

    a)   një pozicion në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;

b)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;

c)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;

ç)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

d)   një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;

dh)  një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;

e)    një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

ë)     një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;

f)      një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

g)     një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;

gj)    një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

 

Lidhur me këtë, gjyqtarët e emëruar tashmë, do të ftohen që brenda datës 26.07.2019, përcaktojnë, sipas renditjes preferenciale, tre gjykata, nga ato si më lart, në të cilat kërkojnë të caktohen në pozicion.

Sot më datë 26 korrik 2019, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe me mbështetjen e Projektit “Drejtësi për të Gjithë” të USAID, përmbyllën me sukses programin trajnues për kancelarët në detyrë.

Ky program me një përmbajtje prej 9 (nëntë) modulesh dhe një kohëzgjatje 8 (tetë) javore u krye gjatë periudhës kohore 6 qershor – 26 korrik 2019. Në të morën pjesë dhe u trajnuan 32 kancelarë nga të gjitha gjykatat e vendit.

Sesioni i parë dhe i fundit trajnues i programit u kryen edhe me prezencën e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, e cila ndër të tjera ofroi ekspertizë në lidhje me miradministrimin e Gjykatës.

Programi i sipërpërmendur përgatiti  kancelarët pjesëmarrës në trajnim për testimin në Shkollën e Magjistraturës dhe kjo lidhur me kualifikimin e tyre profesional pas përfundimit te procesit të verifikimit të kritereve dhe kushteve të emërimit, pasurisë dhe figurës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, ai ka synuar që nëpërmjet njohurive të dhëna kancelarëve në detyrë të përmirësojë dhe unifikojë proceset e menaxhimit në gjykatat e vendit, duke promovuar një veprimtari efikase dhe transparente, si një nga synimet parësore të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Përfundimi me sukses i një programi të tillë trajnues, i cili për herë të parë zhvillohet për kancelarët e gjykatave, tregon edhe njëherë se reforma në drejtësi po fillon të japi frytet e saj duke forcuar dhe bashkëpunimin ndërinstitucional midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e një gjenerate të re nëpunësish gjyqësor, dhe më specifikisht kancelarëve të gjykatave shqiptare.

Sot më datë 26.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës e cila nisi me miratimin e projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur, për në pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë dhe caktimi i relatorit për secilin kandidat”. Kjo vendimmarrje i hap rrugën procesit të verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit për 22 kandidatët nga jashtë sistemit gjyqësor, që kanë aplikuar për të qenë anëtarë në Gjykatën e Lartë, si dhe caktimit përmes shorti të relatorëve për secilin kandidat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, është shpresëplotë se pas vendimmarrjes së sotme, shënohet një hap progresi për plotësimin me anëtarë të Gjykatës së Lartë, me qëllim fillimin e evadimit të një stoku prej mbi 30 000 çështjesh gjyqësore të krijuara ndër vite, si dhe adresimin e shqetësimeve të çdo qytetari shqiptar në lidhje me funksionalizimin e kësaj gjykate dhe marrjen e drejtësisë së merituar dhe pa vonesa.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

Sot më datë 30.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës e cila ndër të tjera miratoi dy akte të rëndësishme. Konkretisht, KLGJ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për miratimin e projektbuxhetit afatmesëm 2020-2022 për pushtetin gjyqësor”. Në projektbuxhet përcaktohen qartësisht shpenzimet dhe kërkesat buxhetore për tre vitet e ardhshme për institucionin e KLGJ-së dhe për të gjitha gjykatat e vendit. Projektbuxheti i miratuar nga Këshilli, ka mbajtur në konsideratë legjislacionin financiar në fuqi, ngarkesën e gjykatave, dhe standardet evropiane të shërbimit gjyqësor duke synuar rritjen e numrit te administratës gjyqësore me qëllim ofrimin e shërbimeve efikase ndaj qytetarëve.

Përveç konsultimit dhe dakordësimit me Ministrinë e Drejtësisë, në hartimin e projektbuxhetit është marrë në konsideratë plani Strategjik i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim duke synuar forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e plotë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përmes një sistemi të hapur dhe të barabartë drejtësie.

Një tjetër vendimmarrje e rëndësishme e Këshillit ishte caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të emëruar në mbledhjen e datës 19.07.2019. Për caktimin në pozicionet e lira të gjyqtarëve të sapo emëruar, Këshilli mbajti në konsideratë renditjen e tyre në listën e të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës dhe preferencat e shprehura nga vetë ata- dy kritere të përcaktuara nga Ligji për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Më konkretisht Këshilli caktoi:

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, znj. Afërdita Caco

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Ardit Kuka

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, znj. Suela Dashi

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, z. Ervin Sulaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, znj. Merita Karaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, z. Olti Skrame

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, znj. Lorena Çabej;

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, znj. Amarilda Sulaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, znj. Suela Xhani.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, znj. Enkeleda Dalipi;

Caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të rinj mbart një rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor, ai mundëson ri-funksionalizimin e disa gjykatave të vogla të cilat kanë probleme me organikat e tyre duke plotësuar vakancat e krijuara për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga procesi i vettingut, dorëheqjeve apo daljeve në pension të gjyqtarëve. Me këtë vendimmarrje KLGJ synon të ul stokun e çështjeve në 10 gjykata, duke garantuar efikasitetin e këtyre gjykatave dhe garantuar aksesin e pandërprerë të qytetarëve në drejtësi në 10 rrethe gjyqësore.

Sot më datë 11.09.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Konkretisht, KLGJ shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur. Bazuar në shqyrtimin dhe verifikimin të dokumentacionit të kandidatëve, Këshilli vendosi skualifikimin dhe përjashtimin nga procedura e emërimit në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve, z. Sergjo Mazreku, z. Ndue Pjetra, z. Ergys Misha, znj. Aldona Sylaj, z. Jordan Daci, znj. Lindita Troja, znj. Alma Loci, znj. Hermina Albunesa, z. Agron Lamaj, znj. Irena Nino, znj. Vjosa Bodo Mujo, z. Shaqir Hasanaj, z. Anton Lleshaj dhe z. Altin Binaj, dhe kjo për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore, ose për shkak të tërheqjes vullnetare nga procesi. Kandidatët gëzojnë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të KLGJ-së. Në përputhje me procedurën, do të vijohet me procesin e verifikimit për 8 kandidatët e mbetur në garë, në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të vendosi për kualifikimin ose jo, për secilin kandidat.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli shpalli procedurën e emërimit në Gjykatën e Lartë dhe hapjen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, nga radhët e juristëve të spikatur, për një pozicion të lirë, në fushën e të drejtës civile. Kandidatët që do të shprehin interesin e tyre brenda dy javëve nga dita e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të eksperiencës profesionale, të pasurisë dhe figurës. 

Bazuar në kërkesën e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, referuar volumit të punës që paraqet procesi i verifikimit e vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përjashtimin e gjyqtarëve njëkohësit anëtarë të KED, Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, nga procedura e ndarjes së çështjeve me short në Gjykatat ku ato ushtrojnë funksionin.

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Gentian Marku, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, si dhe ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm.

Faqe 4 nga 6