Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vende Vakante Në Pushtetin Gjyqësor

Vende Vakante Në Pushtetin Gjyqësor

NJOFTIM

PËR SHPALLJEN E RIHAPJES SË PROCEDURËS PËR KOMANDIM TË NJË GJYQTARI NË POZICIONIN PEDAGOG I BRENDSHËM NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e tij të datës 09.07.2019, mbështetur në nenet 264 dhe 265 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 53, 54, 57 dhe 58 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, mbi kërkesën e Shkollës së Magjistraturës, me vendimin nr. 113, datë 09.07.2019 vendosi të shpallë rihapjen e procedurës për paraqitjen e kërkesës nga kandidaturat që vijnë nga radhët e gjyqtarëve, për tu komanduar me pëlqimin e tyre në pozicionin e Pedagogut të Brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës. Afati i komandimit është deri në pesë vjet.

Gjyqtari në detyrë që kandidon për komandim në pozicionin e mësipërm duhet të ketë eksperiencë pune mbi 15 vjet si jurist, gjyqtar, prokuror, avokat dhe eksperiencë mësimdhënëse si pedagog i brendshëm në sistemin universitar ose pedagog i jashtëm ose i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, mbi 10 vjet.

Gjyqtari në detyrë që ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe kandidon për komandim në pozicionin e mësipërm duhet të ketë eksperiencë mbi 10 vjeçare si gjyqtar dhe eksperiencë mësimdhënëse universitare në lëndët kryesore ose në Shkollën e Magjistraturës mbi 5 vjet.

Gjyqtari nuk lejohet të komandohet në rastet e mëposhtme:

  1. është në një pozicion me mandat të kufizuar;
  2. është i komanduar.

Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim në vendin vakant është 3 (tre) javë nga dita 10.07.2019 (dita e shpalljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të KLGJ-së).

Bashkë me kërkesën për komandim, gjyqtari që kandidon duhet të dorëzojë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, edhe dokumentet që provojnë plotësimin e kushteve ligjore si më lart.

Të gjithë të interesuarit për më tepër informacion mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke u konsultuar me vendimin nr.113, datë 09.07.2019 “Për shpalljene rihapjes së procedurës për komandim të një gjyqtari në pozicionin pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës” të KLGJ-së.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

NJOFTIM

SHPALLJE KËRKESE PËR KANDIDATURA NGA RADHËT E GJYQTARËVE PËR KOMANDIM NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR PËR DY POZICIONE “KËSHILLTAR LIGJOR” NË NJËSINË MBËSHTETËSE TË KOMISIONEVE TË KLGJ-SË SI DHE DY POZICIONE “NËPUNËS PËRGJEGJËS PËR VLERËSIMIN” NË NJËSINË E VLERËSIMIT PROFESIONAL DHE ETIK TË GJYQTARËVE.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 46 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 23, datë 07.02.2019 të KLGJ-së “Mbi miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr.93, date 17.06.2019, shpall një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Kurbin, për transferim të përkohshëm deri në një vit dhe fton të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm që plotësojnë kriteret për transferim të përkohshëm, për të dhënë pëlqimin për transferim të përkohshëm. Afati për dhënien e pëlqimit për transferim të përkohshëm është 2 (dy) javë, duke filluar nga dita e publikimit të thirrjes në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarët që japin pëlqimin për transferim të përkohshëm, të plotësojnë formularin/model përkatës për dhënien e pëlqimit, parashikuar në rregulloren për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm.

Lutem sa më sipër, konsultohuni me vendimin e sipërcituar, i cili është publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

PËR SHPALLJEN E HAPJES SË PROCEDURËS PËR KOMANDIM TË NJË GJYQTARI NË POZICIONIN PEDAGOG I BRENDSHËM NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:

Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2019 – 2020, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019.

Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 50 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 25 profili gjyqtarë dhe 25 profili prokurorë.

Rregjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00.

Kandidati për magjistrat që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:

  1. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  2. është shtetas shqiptar;
  3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;
  4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.
  5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj:
  6. ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
  7. nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë;
  8. nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  10. nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;
  11. nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete.

Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:

  1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës.
  2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
  3. Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri;
  4. jetëshkrimin;
  5. kartë identiteti;
  6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore;
  7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat;
  8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit;
  9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
  12. librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë.
  13. një fotografi
  14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë.

Konkurrenti, i cili do të aplikojë edhe për kandidat për këshilltar apo ndihmës ligjor, duhet të paraqesë dokumentat e mësipërme, ose kopje të tyre të noterizuara në dy kopje.

Brenda datës 15 mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë.

Dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj do të depozitohen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin e gjyqtarit dhe aplikantët që kanë plotësuar kërkesën për këshilltarë/ ndihmës ligjorë në gjykatë, si edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin për prokuror.

Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.

Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2019. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al .

Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve,kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional.

Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet më datë 25 Prill 2019. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al .

Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, të renditur në 50 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.

Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.

Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.

Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al . Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës.

Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al

ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju urojmë suksese!

 

TABELA 1

 

NR

GJUHA ANGLEZE

 

Cambridge

 

IELTS

 

TOEFL Internet – Based Test (IBT)

 

TOEFL Paper – Based Test (ITP)

 

TOEIC

 

GESE

 

APTIS

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:

Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 98/2016 “Për organet e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2019 – 2020 për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019.

Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 25 kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë pranë gjykatave.

Në rast se, në përfundim të procedurës së aplikimeve për pranimin në Programin e Formimit Fillestar, nuk ka kërkesa që të plotësojnë numrin e shpallur të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, kuota prej 25 kandidatësh, do t’i shtohen kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar.

Rregjistrimi i kandidatëve për kandidatë për magjistratë dhe i kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00.

Kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë sipas vendimit nr 17, dt 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor

  1. këto kritere është shtetas shqiptar;
  2. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;
  4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 7 (shtatë), si dhe notë mesatare mbi 7 (shtatë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim penal të formës së prerë;
  6. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990
  7. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
  8. Të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Të mos jetë anëtar i partive politike në kohën e kandidimit.

Kritere të veçanta për pozicionin e Ndihmësit Ligjorë në gjykatat e apelit janë:

  1. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvojë profesionale që lidhet me gjykatën.

Kritere të veçanta për pozicionin e Këshilltarit ligjor jomagjistrat janë:

  1. përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
  2. njohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare;
  3. njohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian;
  4. aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor;
  5. të mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme;
  6. të jetë autor i artikujve dhe botimeve shkencore në fushën e jurisprudencës.

Në dosjen personale për regjistrim, kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:

  1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si këshilltarë e ndihmës ligjorë. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës.
  2. deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet;
  3. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
  4. jetëshkrimin;
  5. kartën e identitetit;
  6. vetdeklarimin për gjendjen gjyqësore;
  7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si këshilltar apo ndihmës ligjorë në sistemin e drejtësisë;
  8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit;
  9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
  1. kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret, paguajnë tarifën e rregjistrimit në vlerën 10.000 lekë.

Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 

Brenda datës 1 mars 2019, Shkolla e Magjistraturës do të depozitojë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj.

Me vendimin Nr. 18, datë 29.1.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 – 2020”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është vendosur ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.

Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Progamin e Formimit Fillestar, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 10 mars 2019, listën përkatëse që plotësojnë kriteret, si dhe listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret.

Brenda datës 15 mars 2019, Këshilli i Lartë Gjyqosër miraton listën përkatëse të konkurrentëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit të pranimit.

Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.

Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2019. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al .

Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional.

Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet në datë 25 prill 2019. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al .

Konkurrentët që kanë arritur jo më pak se 50 për qind të pikëve totale, kanë të drejtë të përzgjedhin profilin për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, brenda vendeve vakante të shpallura.

Kandidatët fitues për këshilltarë / ndihmës ligjorë të Testit Profesional, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.

Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.

Në rastet kur në renditjen përfundimtare të testimit profesional ka konkurrentë mbi numrin 50, që kanë aplikuar edhe për profilin gjyqtar dhe kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve totale të provimit të pranimit,kuotat e planifikuara për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë mund t’i shtohen numrit të përgjithshëm prej 50 vendesh të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar.

Kandidatët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.

Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës.

Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al

ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju urojmë suksese!

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se ka në mbledhjen e datës 9 nëntor 2016 ka vendosur:

-          Shpalljen e 1 (një) vendi vakantpër inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendet vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar. si dhe në vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 195/2/a, datë 05.07.2006, “Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda 30ditëve nga hyrja në fuqi, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al , në rubrikën "Korniza ligjore", si dhe rubrikën "Vende vakante".

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se ka vendosur:

-          Shpalljen e vendit vakant për Funksionin Drejtues të Kryetarit në Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

-          Shpalljen e 5 (pesë) vendeve vakant për gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendet vakant të mësipërme, plotësojnë kriteret ligjore për vendet vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të paraqesin brenda datës 15.11.2016, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokumentet përkatëse.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al ,  në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se më datë 04.11.2016 vendosi: 

-          Shpalljen e vendit vakant për gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, duke filluar nga data  26 Nëntor 2016.

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendin vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, të paraqesin brenda afatit 7-ditor duke filluar nga data 26.11.2016 dokumentet shoqëruese.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al ,  në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.

Faqe 1 nga 4