Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

N j o f t i m për shpallje 16.08.2019, për pranimin me konkurim, në kategorinë e Nivelit të Lartë Drejtues.

N j o f t i m për shpallje, për pranimin me konkurim, në kategorinë e Nivelit të Lartë Drejtues.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dheVKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e procedurës për pranimin me konkurim, në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, si më poshtë:

-    1 (një) vend, në pozicionin Drejtor departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil Niveli i Lartë Drejtues, Kategoria I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

I- Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, është si më poshtë:

- Formulimin e politikave dhe këshillimin e tyre, në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve administrative.

-  Përcaktimin e objektivave dhe formulimin e programeve, standarteve dhe procedurave përkatëse për zbatim në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve administrative.

-  Sigurimin e përdorimit me efiçensë, efektivitet dhe ekonomicitet, të burimeve materiale, njerëzore dhe financiare të nevojshme për realizimin e programeve dhe arritjen e objektivave të departamentit;

-  Planifikimin dhe drejtimin e veprimtarisë së përditshme administrative të departamentit dhe përfaqësimin e tij në takime të ndryshme.

- Përgatit materiale, relacione, projekt-vendime, statistika të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e komisioneve të përhershme ose të përkohshme të Këshillit.

- Ndjek dhe mbikqyr ecurinë e çdo praktike të ngarkuar nga Kryetari i Këshillit dhe Sekretari i Përgjithshëm.

II-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese të shërbimit civil.

II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

II.2. Kriteret e veçanta, për pozicionin Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil Niveli i Lartë Drejtues, Kategoria I-b),janë si më poshtë:

-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar,kategoria niveli i mesëm drejtues(dokument nga institucioni).

-Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njesimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

- Të ketë të paktën 1 (një) vit, si nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues ose në pozicione të barasvlefshëm me to (kategoria e pagës

II-b).

-  Të mos ketë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, në fuqi, (dokument nga institucioni).

- Të mos kenë proces gjyqësor, që janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,

-Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

- Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

III- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

III.1. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 16.9.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kopje të dokumentave të mëposhtëm:

-   Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.

-  CV.

-  Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

- Fotokopje të librezës së punës,

- Dokument që nuk ka masë disiplinore të largimit nga shërbimi civil, në fuqi, (nga institucioni),

-  Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

-  Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

-Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore.

- Vërtetim të gjendjes shëndetsore.

- Dokumenta nga gjykata dhe prokuroria.

- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet,

- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

-Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

IV- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.

IV.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kritereve të veçanta në shpalljen për konkurim,do të kryhet brenda datës 19.9.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtete përgjithshmedhe kriteret e veçanta, të shpalljes për konkurim.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtete përgjithshmedhe kriteret e veçanta, do të njoftohen nëpërmjet adresës së email, për shkaqet e mos kualifikimit.

Shpallja do të bëhet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

V- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurimi.

V.1. Njohuri mbi ;

-          Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

-          Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë” i ndryshuar,

-          Ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”,

-          Ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

-          Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

-          Ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999, Statusi i Nëpunësit Civil” i ndryshuar,

-          Ligjin nr. 10296, datë 08.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar,

-          Kodin e Procedurës Administrative,

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”,

-          Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

V.2. Aftësi për të ;

-          Drejtuar dhe menaxhuar skuadrën;

-          Organizuar dhe ndarë punën në departamentin që drejton;

-          Menaxhuar situata emergjente;

-          Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;

-          Marrë vendime mbi bazën e argumentave;

-          Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;

-          Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionin e tyre;

-          Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme; Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave;

-          Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shfrytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;

-          Krijuar procedura apo politika të reja;

-          Ndryshuar procedura apo politika ekzistuese në mënyre inovative;

-          Menaxhuar dhe inkurajuar skuadrën për të zhvilluar ide të reja

VI- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

VI.1. Vlerësimi i kandidatëve pjesëmarrës konsiston në;

-dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimin e jetëshkrimit, përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 10 pikë,

-testimin me shkrim, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

-në intervistën e strukturuar me gojë, në lidhje me njohuritë,aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin,aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, vlerësim i cili në total është 50 pikë.

VI.2. Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.9.2014, “Për procesin e rekrutimit dhe emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND” të DAP-it, i ndryshuar.

VII- Data e zhvillimit të konkurimit,

VII.1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.10.2019, ora 11.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nënpërmjet adresës së tyre të email, në lidhje me datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.

VIII- Data e shpalljes së rezultateve për vlerësimin përfundimtar.

VIII.1. Lista përfundimtare e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në datën 25 tetor 2019.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pranë KLGJ-së, nëpërmjet adresës së tyre të e-mail.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit për pranimin në kategorinë e nivelit të lartë drejtues

 

Në zbatim të neneve 27 dhe 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut III, IV, VIII, IX të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në kategorinë e nivelit të lartë drejtues TND, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil i Niveli të Lartë Drejtues)Kategoria e pagës I-b

Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  1. Ejona Isufaj
  • Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 16.10.2019, ditë e mërkurë, ora 11:00 në ambjetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.  Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nënpërmjet adresës së tyre të email, në lidhje me datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë. 

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë,me 19.09.2019

 

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit në procedurën e konkurrimit për rekrutimin e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues

Bazuar në Ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, në Udhëzimin nr. 6, datë 19.9.2014 “Për procesin e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues anëtarë të TND” i ndryshuar me Udhëzimin nr. 2, datë 2.3.2016, në përfundim të konkurrimit për rekrutimin në pozicionin Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Niveli i Lartë Drejtues, Kategoria I-b),

Kandidati fitues është:

1. Znj. Ejona Isufaj 78.20 pikë

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë,me 17.10.2019