Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

N j o f t i m për shpallje 10.10.2019, konkurrimi për një vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyre, për kategorinë niveli i ulët drejtues

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

-          1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

-         

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën është si më poshtë:

1.Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për Administratën Publike, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Statusin e Nëpunësit Civil”.

2.Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera përcakton kriteret themelore të çdo funksioni në përputhje me strukturën organike. Analizon postet e punës. Menaxhon dosjet e përshkrimeve të punës për pozicionet e organikës.

3.Menaxhon burimet njerëzore në Institucion. Zbaton dispozitat ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, karrierës, vlerësimit të performancës, procedimit disiplinor, pezullimit, ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

4.Në përputhje me Kodin e Etikës në Administratën Publike, ndjek disiplinën për kohën e punës dhe të pushimit. Në rast të shkeljeve disiplinore, përgatit procedurat, i propozon Drejtorit të Drejtorisë masat disiplinore, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

5.Jep kontribut në kuadër të drejtorisë për përmbushjen e detyrimit të KLGJ për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore, plotësimin e kritereve formale të punonjësve në detyrë për pozicionin e kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor.

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve

LEVIZJEN PARALELE:                  21.10. 2019

NGRITJEN NË DETYRË:                24.10.2019

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë.

-          Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  1. I.KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

-     Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (dokument nga institucioni),

-     Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik ose shkenca shoqërore Master Shkencor (ose të barasvlershme) Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

- Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

- Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 21.10.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën), kopje të dokumenteve të mëposhtme:

- Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e punës që konkurron

- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor) (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësor në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.

- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.10.2019 në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zog I” tel+355 42259854, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Tiranë.

I.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza:

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për lëvizjen do të kryhet brenda datës 22.10.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervistimi. Në datën 22 tetor 2019, njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë mbi:

-          Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

-          Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

-          Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

-          Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

-          Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Aktet nënligjore të shërbimit civil

-          Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;

-          Kodin e Procedurave Administrative;

1.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

-       dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

-       njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së strukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do të kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

1.5.Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare www.klgj.al                                                                                                            1.6.NjoftimiNë përfundim të vlerësimit, kandidatët që kanë konkurruar, për rezultatin e tyre do të njoftohen nëpërmjet telefonit dhe adresës së email-it.

  1. II.KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë)

Këtë informacion do ta merrni ne faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 04.11.2019.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që duhet të plotësojë kandidati për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë janë si më poshtë:

- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-b), ose të barazvlefshme me to,

- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

- Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe të Trajnimit të Administratës, janë si më poshtë:

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik ose shkenca shoqërore Master Shkencor (ose të barasvlefshme) Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

- Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

- Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 24.10.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Administratën), kopje të dokumenteve të mëposhtme:

-          Kërkesë motivimi për aplikim për vendin e punës që konkurron

-          Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

-          http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor) (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

-          Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

-          Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

-          Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësor në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

-          Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

-          Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.

-          Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Këshillin e Lartë Gjyqësor, deri më datë 24.10.2019 në adresën në adresën Adresa; Bulevardi “Zog I” tel+355 42259854, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Tiranë

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell s kualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria III-b)

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e ngritjes në detyrë do të kryhet brenda datës 04.11.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.4.b. Kandidatët, që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 04.11.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

-          Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

-          Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista.

-          Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail-it), për shkaqet e moskualifikimit.

II.4.c. Fusha e njohurive,

Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me

-          Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

-          Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

-          Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

-          Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

-          Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Aktet nënligjore të shërbimit civil

-          Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;

-          Kodin e Procedurave Administrative;

-          Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

-                    Vlerësimi i testimit me shkrim deri në 40 pikë.

-                    Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë,

-          Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Mënyra e vlerësimit do të kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbim civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe për pranimin në shërbim civil, në kategorinë ekzekutive, nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a. - Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatëve pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 04.11.2019.

II.5.b. – Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email-it të kandidatit.

II.5.c. – Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al, duke filluar nga data 04.11.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

-          Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

-          Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit.

-          Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

-          Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

-          Për datën e daljes së rezultateve.

-          Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

Tiranë, më 10.10.2019

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele në kategorinë e nivelit të ulët drejtues.

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 13 të kreut II, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralale dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit të Administratës, (Niveli i Ulët Drejtues, Kategoria III-a).

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • Hajdar Noka
  • Orkid Spahiu

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 24.10.2019 ora 11.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 22.10.2019