Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim për shpallje 20.08.2019, konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues.

 

N j o f t i m

 

për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues.

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar,Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhetë pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

 

- 8 (tetë) vende, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria II-b, Niveli i Mesëm Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, përpozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, është si më poshtë:

 

-          Kërkimi ligjor dhe hartimi i projekt akteve individuale dhe nënligjore (dhe relacionet përkatëse) të cilat shqyrtohen dhe miratohen në mbledhjet plenare të Këshillit ose në komisione, në ushtrim të kompetencave të Këshillit;

 

-          Hartimi i opinioneve ligjore, politikave, deklaratave e qëndrimeve për llogari ose në emër të Këshillit ose komisioneve të tij (Këshillit) si dhe kontributi për hartimin e ligjeve në fushën e veprimtarisë së Këshillit duke mbajtur gjithnjë parasysh nevojën për përafrimin me legjislacionin europian.

 

-          Hartimi i raporteve dhe relacioneve shpjeguese mbi çeshtje që ka në kompetencë anëtari i komisionit të përhershëm apo të përkohshëm, duke asistuar atë në përmbushjen e detyrës si anëtar i komisionit respektiv.

 

-          Kërkimi i informacionit, hartimi i dokumentacionit dhe këshillimi mbi funksionet e komisioneve të përhershme të Këshillit.

 

-          Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistika të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e komisioneve të përhershme apo të përkohshme.

 

-          Konceptimi dhe përpilimi i përgjigjeve zyrtare të çdo shkrese administrative që korrespondon me fushën e veprimtarisë së komisionit përkatës.

 

-          Dhënia e mendimeve në formë të shkruar për projektaktin/et apo çështje të dërguar për shqyrtim anëtarit/komisionit/Këshillit.

 

- Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

 

-          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b (dokument nga institucioni),

 

-          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

 

-          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

 

-          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme,janë si më poshtë:

 

-          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II-b).

 

-          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

-          Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barasvlefshme), në shkenca juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë.

 

-          Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

 

-          Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 

-          Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 30.8.2019, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

 

-          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.

 

-          CV.

 

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

 

-          Fotokopje të librezës së punës,

 

-          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

 

-          Vlerësimin e fundit nga eprori direkt,

 

-          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

 

-          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

 

-          Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore.

 

-          Vërtetim të gjendjes shëndetsore.

 

-          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet,

 

-          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

 

-          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

 

I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza ;

 

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim,për lëvizjen paralele për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës       03.9.2019,në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetminimaledhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurimpër lëvizjen paralele dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtetminimaledhe kërkesat e posaçme.

 

I.4.b. Intervistimi i kandidatëve do të zhvillohet me datë 11.9.2019, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

 

Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

 

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

 

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

 

-me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

 

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

 

I.5. Data e daljes së rezultateve do të jetë me datë 12.9.2019.

 

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.

 

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atehere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 13.9.2019).

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

 

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurëssë ngritjes në detyrë, dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:

 

a-   sipas procedurëssë ngritjes në detyrë;

 

-          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1), ose të barazvlefshme me to.

 

-          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

 

-          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

 

-          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 

b-  sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;

 

-          Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

 

-          Të mos kenë proces gjyqësor penal, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,

 

-          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme,janë si më poshtë:

 

-          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to.

 

-          Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

 

-          Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barasvlefshme), në shkenca juridike, Edhe diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë.

 

-          Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

 

-          Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

 

-          Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 04.9.2019,pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

 

-          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.

 

-          CV.

 

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

 

-          Fotokopje të librezës së punës,

 

-          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

 

-          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

 

-          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

 

-          Vërtetim të gjendjes shëndetsore.

 

-          Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore.

 

-          Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.

 

-          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet.

 

-          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

 

-          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

 

II.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria dhe III-a ose III-a/1)dhe nga jashtë shërbimit civil me të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

 

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, për procedurën e ngritjes në detyrë dhe nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 13.9.2019, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetminimaledhe kërkesat e vecanta në shpalljen dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtetminimaledhe kërkesat e posaçme.

 

II.4.b. Kandidatëtplotësojnë kushtetminimaledhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar ngadata 13.9.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

 

- Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

 

- Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista.

 

            - Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

 

II.4.c. Fusha e njohurive,

 

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me; Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

 

-Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; bëhet në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin,aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën,

 

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

 

- Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë,

 

- Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, deri 40 pikë,

 

- Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.

 

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

 

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;

 

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor,nga data 13.9.2019.

 

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrëdhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil,do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 13.9.2019, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

 

- Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

 

- Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit.

 

                        - Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

 

- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

 

- Për datën e daljes së rezultateve.

 

- Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

 

 

 

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Këshilltar në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë e pagës II-b

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore date 04.09.2019

 

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut II pika 13 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”; në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për ngritje në detyrë dhe për pranim nga jashtë shërbimit civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Këshilltar në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë e pagës II-b

Kandidatët e kualifikuar, për ngritjen në detyrë, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  1. Elisa Stamo
  2. Gentiana Biku (Agushi)
  3. Hajdar Noka
  4. Lajda Bana
  5. Mirjon Brahimllari

Kandidatët e kualifikuar, për pranim nga jashtë shërbimit civil, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  1. Alsma Shehu
  2. Anisa Brano
  3. Armand Sokoli
  4. Donika Daci (Murati)
  5. Elvis Zaimi
  6. Esmir Rringaj
  7. Ira Skëndo
  8. Klaudia Biba
  9. Klerona Meçi
  10. Majlinda Miska (Mosho)
  11. Marilda Menkshi
  12. Spiro Samarxhi
  13. Vjollca Kola

Testimi me shkrim për arsye të numrit të madhe të kandidatëve do të zhvillohet në dy grupe. Në datën 24.09.2019 ora 10.00 në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të testohen kandidatët :

  1. Elisa Stamo
  2. Gentiana Biku (Agushi)
  3. Hajdar Noka
  4. Lajda Bana
  5. Mirjon Brahimllari
  6. Alsma Shehu
  7. Anisa Brano
  8. Armand Sokoli
  9. Donika Daci (Murati)

Me datën 24.09.2019 ora 12.00 në Këshillit të Lartë Gjyqësor do të testohen kandidatët:

  1. Elvis Zaimi
  2. Esmir Rringaj
  3. Ira Skëndo
  4. Klaudia Biba
  5. Klerona Meçi
  6. Majlinda Miska (Mosho)
  7. Marilda Menkshi
  8. Spiro Samarxhi
  9. Vjollca Kola

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.09.2019 ora 10.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Konc: Njësia e Burimeve Njerëzore date 13.09.2019

 

 

 

Shpallje e listës pas verifikimit të ankimit për pozicionin e Këshilltarit në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë e pagës II-b

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut II pika 13 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”; në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për ngritje në detyrë dhe për pranim nga jashtë shërbimit civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Këshilltar në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë e pagës II-b

Kandidatët e kualifikuar, për ngritjen në detyrë, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  1. Elisa Stamo
  2. Gentiana Biku (Agushi)
  3. Hajdar Noka
  4. Lajda Bana
  5. Mirjon Brahimllari

Kandidatët e kualifikuar, për pranim nga jashtë shërbimit civil, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  1. Alsma Shehu
  2. Anisa Brano
  3. Armand Sokoli
  4. Denarda Kanaj
  5. Donika Daci (Murati)
  6. Elvis Zaimi
  7. Esmir Rringaj
  8. Ira Skëndo
  9. Klaudia Biba
  10. Klerona Meçi
  11. Majlinda Miska (Mosho)
  12. Marilda Menkshi
  13. Spiro Samarxhi
  14. Vjollca Kola

Testimi me shkrim për arsye të numrit të madhe të kandidatëve do të zhvillohet në dy grupe. Në datën 24.09.2019 ora 10.00 në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të testohen kandidatët:

  1. Elisa Stamo
  2. Gentiana Biku (Agushi)
  3. Hajdar Noka
  4. Lajda Bana
  5. Mirjon Brahimllari
  6. Alsma Shehu
  7. Anisa Brano
  8. Armand Sokoli
  9. Denarda Kanaj

Me datën 24.09.2019 ora 12.00 në Këshillit të Lartë Gjyqësor do të testohen kandidatët:

  1. Donika Daci (Murati)
  2. Elvis Zaimi
  3. Esmir Rringaj
  4. Ira Skëndo
  5. Klaudia Biba
  6. Klerona Meçi
  7. Majlinda Miska (Mosho)
  8. Marilda Menkshi
  9. Spiro Samarxhi
  10. Vjollca Kola

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.09.2019 ora 10.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konceptoi Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 18.09.2019

 

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit në procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut II pika 28, 31 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 200, datë 16.8.2019 “Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil” dhe në përfundim të konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) ju njoftojmë se për:

8 (tetë) vende, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria II-b, Niveli i Mesëm Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Kandidatët fitues të procedurës së ngritjes në detyrë janë:

1.  Znj. Elisa Stamo

2.   Znj. Gentiana Biku

3.   Z. Mirjon Brahimllari

Kandidatët fitues të procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil janë:

1.  Znj. Alsma Shehu

2.   Znj. Anisa Brano

3.  Z. Elvis Zaimi

4.  Znj. Marilda Menkshi

5.  Znj. Vjollca Kola

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më, 02.10.2019