Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Shpallje 5.07.2019

NJOFTIM

SHPALLJE KËRKESE PËR KANDIDATURA NGA RADHËT E GJYQTARËVE PËR KOMANDIM NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR PËR DY POZICIONE “KËSHILLTAR LIGJOR” NË NJËSINË MBËSHTETËSE TË KOMISIONEVE TË KLGJ-SË SI DHE DY POZICIONE “NËPUNËS PËRGJEGJËS PËR VLERËSIMIN” NË NJËSINË E VLERËSIMIT PROFESIONAL DHE ETIK TË GJYQTARËVE.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 79, shkronja “b”, te Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 53, 54, 57 dhe 58 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nw vendimin nr. 104, datë 05.07.2019, shpall kërkesën për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor për:

  1. dy pozicione “këshilltar ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  2. dy pozicione “nëpunës përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve.

Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim është dy javë nga dita e shpalljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bazuar në këtë vendim, Këshilli i Lartë Gjyqësor, fton gjyqtarët për të kandiduar për komandim në pozicionet e sipërcituara.

Lidhur me dokumentacionin që duhet të paraqisni, kohëzgjatjen kriteret dhe procedurën e komandimit etj, lutemi konsultohuni me vendimin nr.104, datë 05.07.2019 të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.