Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim per shpallje 30.08.2019, (një)Shef i Sektorit Të Burimeve Njerëzore & Trajnimeve Për Magjistratët

 

SHEF I SEKTORIT TË BURIMEVE NJERËZORE & TRAJNIMEVE PËR MAGJISTRATËT 

 

Në zbatim të nenit 26, të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall konkurrimin për pozicionin:

SHEF I SEKTORIT TË BURIMEVE NJERËZORE & TRAJNIMEVE PËR MAGJISTRATËT

Kategoria e pagës III-a

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e

lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes

paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet

procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë që konkurrohet.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

LEVIZJEN PARALELE:

09 shtator 2019

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

14 shtator 2019

NGRITJEN NË DETYRË:

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

Shef i Sektorit të burimeve njerëzore & trajnimeve për magjistratët

 

  1. Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.    
  2. Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të sektorit që drejton.
  3. Bashkëpunon me sektorin tjetër brenda Drejtorisë si edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit.  
  4. Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me strukturën dhe organikën e institucionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë.
  5. Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për Administratën Publike, lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për Statusin e Nëpunësit Civil”.
  6. Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me Sektorin dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre.
  7. Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera; kur kërkohet kontribut dhe mendim i tij.
  8. Kontribuon në menaxhimin e burimeve njerëzore në Institucion. Zbaton dispozitat ligjore të rekrutimit, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, karrierës, vlerësimit të performancës, procedimit disiplinor, pezullimit, ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.
  9. Në përputhje me Kodin e Etikës në Administratën Publike, ndjek disiplinën për kohën e punës dhe të pushimit. Në rast të shkeljeve disiplinore, përgatit procedurat, i propozon Drejtorit të Drejtorisë masat disiplinore, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
  10. Jep kontribut për bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të gjyqtarëve 
  11. Ndjek përpunimin e të dhënave për magjistratët, të cilat do t’u vihen në dispozicion komisioneve të përhershme dhe të përkohshme të KLGJ-së dhe strukturave të tjera të institucionit.                                                                            

 

1. LËVIZJA PARALELE

Shpallja për lëvizjen paralele është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet, pjesë të shërbimit civil.

 

 

1.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;                                                                                                                                              b.të mos ketë masë disiplinore në fuqi;                                                                                                                                                                                                                                                              c.të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;                                                                                                                                                                        ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik ose shkenca shoqërore (Diplomë DIND ose DND, Master Shkencor). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b) Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

c) Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

d) Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

e) Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion

1.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucionin, brenda datës 09 shtator 2019 në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zog I” tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. Tiranë.

1.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 11 shtator 2019, njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

1.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET

INTERVISTA

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  6. Aktet nënligjore të shërbimit civil
  7. Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;                                                                                                                              i.  Kodin e Procedurave Administrative;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

1.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;                                                                                                                  b. 60 pikë intervista me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,

mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të

Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia Përgjegjëse njofton individualisht kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.

Nëse nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

2. NGRITJA NË DETYRË

Plotësimi i vendeve të lira, me procedurën e ngritjes në detyrë, është i hapur për nëpunësit civilë të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil.

 

 

2.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

2.1.1. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) d) të përmbushë kriteret e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

2.1.2. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik ose shkenca shoqërore (Diplomë DIND ose DND, Master Shkencor). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b) Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

c) Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

d) Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

e) Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion

2.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. DOKUMENTACIONI

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

b. MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Këshillin e Lartë Gjyqësor, deri më datë 14.09.2019 në adresën në adresën Adresa; Bulevardi “Zog I”, Tiranë, tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, Tiranë.

2.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24.09.2019, Njësia Përgjegjëse do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Institucionit dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail-it), për shkaqet e moskualifikimit.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

2.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi:

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
  6. Aktet nënligjore të shërbimit civil
  7. Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  9. Kodin e Procedurave Administrative;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërie e tyre për karrierën.

2.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen:

a)   vlerësimi i jetëshkrimit, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë;                    b) vlerësimi me shkrim;                                                                                                                                                                                                                                                                         c)  intervista e strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen, përkatësisht:

a)  20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;

b) 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

c)  40 pikë për vlerësimin me shkrim.

2.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia Përgjegjëse do të njoftojë individualisht kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre. Shpallja e fituesit do të bëhet në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

Kandidatët, që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e internetit të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure, duke filluar nga data 24.09.2019.

 

 

 

Tiranë, më 30.08.2019

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese. 

          

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

SHEF I SEKTORIT TË BURIMEVE NJERËZORE & TRAJNIMEVE PËR MAGJISTRATËT

Kategoria e pagës III-a

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore date 11.09.2019

 

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit për ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut II pika 13 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”; në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për ngritje në detyrë të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore & Trajnimit të Magjistratëve,

kategoria e pagës III-a

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  1. Alma Zili
  2. Joana Koçi
  3. Valjona Haxhiraj

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04.10.2019 ora 10.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 04.10.2019 ora 12.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

 

Tiranë, më, 24.09.2019

 

 

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit në procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut II pika 28, 31 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 200, datë 16.8.2019 “Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil” dhe në përfundim të konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë për kategorinë niveli i ulët drejtues (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) ju njoftojmë se për:

1 (një) vend, në pozicionin Shef i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve për Magjistratët, në Departamentin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Administrative (Niveli i Ulët Drejtues, Kategoria III-a),

Kandidati fitues i procedurës së ngritjes në detyrë është:

1. Znj. Joana Koçi

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më, 16.10.2019