Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim per shpallje vende vakante 30.08.2019, Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për magjistratët

 

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)


Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për magjistratët, kategoria e pagës III-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes

paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet

procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil nëkategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

LEVIZJE PARALELE:

9 shtator 2019

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:

14 shtator 2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

 

Specialist të burimeve njerëzore & trajnimeve për magjistratët

  1. Ndjek trajnimin vazhdues të gjyqtarëve

a) programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët;

b) mbi kërkesat e gjyqtarëve për trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës;

c) efektivitetin e trajnimeve;

ç) kryen çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj në fushën e trajnimit të gjyqtarëve.

  1. Hedh të dhënat e gjyqtarëve në sistemin ProMagistrate të dosjeve dhe regjistrit të magjistratëve.
  2. Ndjek përpunimin e të dhënave për magjistratët, të cilat do t’u vihen në dispozicion komisioneve të përhershme dhe të përkohshme të KLGJ-së dhe strukturave të tjera të institucionit.
  3. Menaxhon dosjet e magjistratëve.

LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të

gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojnë diplomë “Master Profesional”. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b) Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit;

Faqe2

 

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucionin, brenda datës 9.9.2019 në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zog I” tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  Tiranë

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 11 shtator, njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta

do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjetadresës së e-mail).

Faqe3

 

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET

INTERVISTA

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  6. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;
  7. g.Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;                                              i.  Kodin e Procedurave Administrative;

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe

certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,

mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të

Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen

zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Faqe4

 

 

 

2

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës

së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për

konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë

informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 24.9.2019

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË

SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit

civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i

ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a- Të jetë shtetas shqiptar;

b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e

një kundërvajtjeje penale me dashje;

f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar

sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të zotërojnë diplomë “Master Profesional”. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit;

Faqe5

 

 

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

aJetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

j – vërtetim nga gjykata

g- vërtetim nga prokuroria

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen deri me date 14.9.2019, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zog I” tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, www.klgj.al email; Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  Tiranë 2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24.9.2019, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga KLGJ, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Faqe6

 

 

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI

ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  1. Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  2. Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  4. Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
  5. Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  6. Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;
  7. g.Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;                                                            i.  Kodin e Procedurave Administrative;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për

pozicionin;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre

për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me

fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,

mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të

Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

Faqe7

 

 

2.6

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

-

-

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme

faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 24 shtator.

Faqe8

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të neni 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; si dhe të pikës 9 të kreut VII, tëVendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për magjistratët, kategoria e pagës III-b

kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit.

  • Zonja Hava Memko

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 17.09.2019 ora 11.00 Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

 

Njoftim mbi konkurrimin për lëvizjen paralele në kategorinë ekzekutive

 

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Magjistratët, kategoria e pagës III-b, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nuk ka kandidat fitues.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tirane, me 18.09.2019

 

 

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

 

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Magjistratët, kategoria e pagës III-b

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

  1. Doris Qirjako
  2. Esmir Rringaj
  3. Etleva Vila
  4. Suela Fetau

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04.10.2019, ora 10.00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 04.10.2019, ora 12.00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 24.09.2019

 

Shpallja e listës së fituesve

 

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit të Magjistratëve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën e fituesvesi më poshtë:

  1. Etleva Vila      71.20 pikë

Konceptoi: Njësia e Burimeve Njerëzore

Tiranë, më 07.10.2019