Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftime për vende vakant

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se më datë 04.11.2016 vendosi: 

-          Shpalljen e vendit vakant për gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë,

-          Rishpalljen e një vendi vakant për gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendin vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, të paraqesin dokumentet përkatëse pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit për shpalljen e re të vendit vakant dhe brenda 10 ditëve nga marrja e vendimit për rishpalljen e vendit vakant.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al ,  në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.