Ankesa Online

Ankesa Online

 

Si të ankohem pranë KLD?

Si te ankohem prane kld?

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftime për vende vakante

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se me vendimin nr. 76, datë 20.06.2016 vendosi të shpallë publikisht vendin vakant:

1 (një) vend vakant në Gjykatën e Apelit Durrës;

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendet vakant, të parashikuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, që të paraqesin brenda afatit 30 ditor nga dita e hyrjes në fuqi e vendimit, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokumentet përkatëse.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al ,  në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.