Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftime për vende vakante

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se me vendimin nr.94 datë 16.09.2016 vendosi:  

-          Shpalljen e vendit vakant për Funksionin Drejtues të Kryetarit në Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendin vakant, të parashikuar në në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 227/2, datë 28.03.2008, “Për funksionin drejtuese në gjykata”, të paraqesin brenda afatit 30 ditor nga dita e marrjes së vendimit, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokumentet përkatëse.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al ,  në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.