Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Njoftime për vende vakante

 

PËR SHPALLJEN E HAPJES SË PROCEDURËS PËR KOMANDIM TË NJË GJYQTARI NË POZICIONIN PEDAGOG I BRENDSHËM NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Këshilli i Lartë Gjyqësor,në mbledhjen e tij të datës 19.02.2019, mbështetur në nenet 264 dhe 265 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenet 53, 54, 57 dhe 58 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me vendimin nr.33, datë 19.02.2019 vendosi të shpallë hapjen e procedurës për paraqitjen e kërkesës nga kandidaturat që vijnë nga radhët e gjyqtarëve, për t’u komanduar me pëlqimin e tyre në pozicionin e pedagogut të brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës. Afati i komandimit është deri në pesë vjet.

Gjyqtari në detyrë që do të kandidojë në pozicionin e sipërcituar duhet të ketë një eksperiencë pune mbi 15 vjet si jurist, gjyqtar, prokuror, avokat dhe eksperiencë mësimdhënëse si pedagog i brendshëm në sistemin universitar ose pedagog i jashtëm ose i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, mbi 10 vjet.

Gjyqtari nuk lejohet të komandohet në rastet e mëposhtme:

  1. është në një pozicion me mandat të kufizuar;
  2. është i komanduar.

Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim në vendin vakant është 3 (tre) javë nga data 26.02.2019 (dita e shpalljes në faqen zyrtare të internetit të KLGJ-së).

Bashkë me kërkesën për komandim, gjyqtari që kandidon duhet të dorëzojë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, edhe dokumentet që provojnë plotësimin e kushteve ligjore si më lart.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR