Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 229/A, datë 21.04.2008

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të Ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në mbledhjet e zhvilluar në datën 21.04.2008,

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Zhvilloi procedurën për emërimin e kryetarëve të gjykatave të apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, si dhe të rretheve gjyqësore: Berat, Elbasan, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, si më poshtë vijon:

a. Pas prezantimit të programeve për drejtimin e gjykatës nga secili kandidat për kryetar, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu drejtuan pyetje kandidatëve, si dhe u njoh me përgjigjet e tyre.
b. Zhvilloi procedurën e votimit të hapur për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë dhe në përfundim vendosi:
1- Të emërojë Z. Petrit Çeno, Kryetar të Gjykatës së Apelit Durrës.
2- Të emërojë Znj. Marie Qirjazi, Kryetare të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
3- Të emërojë Znj. Entela Prifti, Kryetare të Gjykatës së Apelit Korçë.
4- Të emërojë Z. Fatmir Hoxha, Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër.
5- Të emërojë Znj. Bernina Kondi, Kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
6- Të emërojë Z. Arben Vrioni, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
7- Të emërojë Z. Desart Avdulaj, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
8- Të emërojë Z. Astrit Haxhialushi, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
9- Të emërojë Znj. Rexhina Merlika Kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

2. Pasi diskutoi mbi nevojën e plotësimit të vendeve vakante të krijuara nga lëvizja e gjyqtarëve në disa gjykata, e konkretisht në: Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda (një vend vakant); Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër (një vend vakant); Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë (një vend vakant); Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier (dy vende vakante), në përfundim vendosi:

a. Të shpallë një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
b. Të diskutojë në lidhje me plotësimin e vendeve të tjera vakante, në gjykatat e sipërcituara, pasi të njihet me studimin që do të paraqitet nga Ministri i Drejtësisë në lidhje me ngarkesën e punës nëpër gjykata dhe që do t'i shërbejë këtij qëllimi.

3. a. Konstatoi përfundimin e mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Znj. Sotira Nako, për shkak të mbushjes së moshës së daljes në pension, në datën 12.05.2008.
b. Vendosi të diskutojë në lidhje me plotësimin e vendit vakant që do të krijohet, për shkak të përfundimit të mandatit të gjyqtares së sipërcituar, pasi të njihet me studimin që do të paraqitet nga Ministri i Drejtësisë në lidhje me ngarkesën e punës nëpër gjykata.

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

21.04.2008