Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 236, datë 28.10.2008

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të ligjit Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", në mbledhjen e tij, të datës 28.10.2008,

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar), Shaqir Gradica dhe në përfundim, vendosi që ndaj këtij gjyqtari, të jepet masa disiplinore "shkarkim nga detyra".

2. Shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar), Ylli Minka dhe në përfundim, vendosi që ndaj këtij gjyqtari, të jepet masa disiplinore "shkarkim nga detyra".

3. Shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë (të suprimuar), Naun Pejo dhe në përfundim, vendosi që ndaj këtij gjyqtari, të jepet masa disiplinore "shkarkim nga detyra".
4. Vendosi të shtyjë shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Murat Lleshi, për në mbledhjetëe ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
5. Vendosi të shtyjë shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Apelit Vlorë, Meme Rexha, për në mbledhje të ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
6. Vendosi të shtyjë shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj ish gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, për në mbledhje të ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
7. Pasi shqyrtoi kërkesat për delegime të gjyqtarëve, bazuar në relacionin propozues të Kryeinspektores, në përputhje me kriteret ligjore dhe vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 234/4, datë 08.09.2008 "Mbi delegimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore", miratoi propozimet e paraqitura, procedoi me hedhjen e shortit, dhe në përfundim të tij, evidentoi delegimet përkatëse.

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

28.10.2008