Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 238, datë 24.12.2008

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të ligjit Nr. 8136, datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", në mbledhjen e tij të datës 24.12.2008,

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Pasi diskutoi mbi aktet nënligjore në kompetencë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të përgatitura nga grupi i punës, e konkretisht: projektvendimin "Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore"; projektvendimin "Për solemnitetin e gjykimit dhe veshjen e posaçme të gjyqtarit"; projektvendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.193/2, datë 11.05.2006, ndryshuar me vendimin nr. 207/2, datë 07.02.2007 'Sistemi i vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve', si dhe vendimin nr.199/3, datë 15.09.2006 'Mbi kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore' (pjesë e sistemit të vlerësimit)", duke mbajtur parasysh gjithashtu edhe sugjerimet e anëtarëve të Këshillit, në përfundim vendosi:

a- Të miratojë projektvendimin "Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore";

b- Të miratojë projektvendimin "Për solemnitetin e gjykimit dhe veshjen e posaçme të gjyqtarit";

c- Të miratojë projektvendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 193/2, datë 11.05.2006, ndryshuar me vendimin nr. 207/2, datë 07.02.2007 'Sistemi i vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve', si dhe vendimin nr. 199/3, datë 15.09.2006 'Mbi kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore' (pjesë e sistemit të vlerësimit)".

2. Pasi diskutoi mbi përcaktimin e vendeve vakante në gjykatat e rretheve gjyqësore, të cilat do të vihen në dispozicion të 10 (dhjetë) kandidatëve për magjistrat, profili gjyqtar, që kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës 2007-2008, për emërimin përfundimtar të tyre, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë shqyrtoi propozimet e paraqitura prej tij si një propozim të vetëm, për 10 vakanca në gjashtë gjykata të rretheve gjyqësore, në përfundim vendosi të rrëzojë propozimin, si të papërshtatshëm për vakancat e paraqitura në dy gjykata të rretheve gjyqësore të propozuara.

3. Diskutoi mbi nevojën e plotësimit të dy vendeve vakant në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në përfundim vendosi të shpallë dy vende vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

4. Pasi diskutoi në lidhje me caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, të cilët kanë përfunduar vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës 2007-2008, profili gjyqtar, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë në gjykata të rretheve gjyqësore, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës, caktimin e tyre përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë sipas renditjes së mëposhtme :

1- Engjëllushe Tahiri Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2- Gentiana Xhelili (Rrokaj) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

3- Zeta Terpollari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

4- Alma Kodraliu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5- Alma Ahmeti (Zhupa) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

6- Ornela Naqellari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

7- Bib Ndreca Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

8- Rezarta Paja Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5. Pasi shqyrtoi propozimin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës për miratimin e listës me emrat e gjyqtarëve që mund të marrin pjesë në sesionet e trajnimit vazhdues, për periudhën 2008-2009, në përfundim vendosi të miratojë këtë propozim.

6. Pasi shqyrtoi kërkesën për dhënie leje, për arsye shëndetësore, për periudhën 01.11.2008 deri 31.12.2008, kërkuar nga gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Pëllumb Tare, vendosi të miratojë këtë kërkesë.

7. Pasi shqyrtoi kërkesën për dhënie leje, për arsye shëndetësore, për periudhën 01.01.2009 deri 28.02.2009, kërkuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Miranda Ndoja, vendosi të shtyjë shqyrtimin e kësaj kërkese për mungesë dokumentacioni, në përputhje me vendimin nr. 138, datë 19.03.2003, deri në paraqitjen nga gjyqtarja të dokumentacionit përkatës.

8. Pasi shqyrtoi kërkesat për delegime të gjyqtarëve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 234/4, datë 08.09.2008 "Mbi delegimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore", organizoi shortin dhe në përfundim vendosi të bëjë delegimet përkatëse.

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

24.12.2008