Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim nr.230, date 28.05.2008

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të Ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të Ligjit Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", në mbledhjen e tij, të datës 28.05.2008,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Zhvilloi procedurën për emërimin e kryetarëve të gjykatave të: Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si më poshtë:

a. Pas prezantimit të programeve për drejtimin e gjykatës nga secili kandidat për kryetar, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu drejtuan pyetje kandidatëve, si dhe u njohën me përgjigjet e tyre.
b. Zhvilloi procedurën e votimit të hapur për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë dhe në përfundim vendosi:

1- Të emërojë Z. Dritan Hallunaj, Kryetar të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
2- Të emërojë Z. Gjovalin Pernoca, Kryetar të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
3- Të emërojë Z. Artur Malaj, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
4- Të emërojë Z. Alltun Çela, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
5- Të emërojë Z. Kastriot Selita, Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

2. Pasi shqyrtoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, në lidhje me shërbimin pranë strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Z. Tunxh Vatnikaj, si dhe ruajtjes për këtë gjyqtar, të statusit të gjyqtarit, duke marrë parasysh edhe pëlqimin e dhënë nga Zoti Vatnikaj, në përfundim vendosi ta pranojë këtë kërkesë.

3. Pasi shqyrtoi kërkesat për delegime të gjyqtarëve, vendosi që të bëjë delegimet përkatëse.

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

28.05.2008