Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendimi Nr. 235, datë 24.10.2008

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 147, të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, të ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", të ligjit Nr. 9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", të ligjit Nr. 8136, datë 31.07.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij, të datës 24.10.2008,

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Pasi shqyrtoi propozimin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, për emërimin e drejtorit të kësaj shkolle, në përfundim vendosi të emërojë Zotin Arben Ristani, Drejtor të Shkollës së Magjistraturës.
2. Pasi u njoh me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, mbi dhënien e autorizimit për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtarit Vesel Bako, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, pas diskutimesh, në përfundim vendosi:
a. Pranimin e kërkesës dhe dhënien e autorizimit për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtarit Vesel Bako, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
b. Pezullimin e gjyqtarit Vesel Bako nga ushtrimi i detyrës, deri sa të merret vendim gjyqësor i formës së prerë.
3. Pasi konstatoi mosparaqitjen për arsye shëndetësore, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Murat Lleshi, ndaj të cilit, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë zhvillohet procedimi disiplinor, vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtij procedimi disiplinor për në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 28.10.2008.
4. Pasi konstatoi mosparaqitjen për arsye shëndetësore, të gjyqtares të Gjykatës së Apelit Vlorë, Meme Rexho, ndaj të cilës, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë zhvillohet procedimi disiplinor, vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtij procedimi disiplinor për në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 28.10.2008.
5. Pasi konstatoi mosparaqitjen për arsye shëndetësore, të gjyqtarit Alaudin Malaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndaj të cilit, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë zhvillohet procedimi disiplinor, vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtij procedimi disiplinor për në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 28.10.2008.
6. Pasi konstatoi mosparaqitjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë, (të suprimuar), Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naun Pejo, ndaj të cilëve përkatësisht, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë zhvillohen procedimet disiplinore, pas diskutimesh në lidhje me mosparaqitjen e tyre gjatë shqyrtimit të këtyre procedimeve, në përfundim vendosi të shtyjë shqyrtimet e këtyre procedimeve disiplinore për në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 28.10.2008.
Vazhdoi shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni dhe në përfundim, vendosi që ndaj kësaj gjyqtareje, të jepet masa disiplinore "shkarkim nga detyra".
8. Pasi diskutoi në lidhje me 17 gjyqtarët e gjykatave të suprimuara, në bazë të Dekretit të Presidentit të Republikës Nr. 5350, datë 11.06.2007 "Për krijimin e rretheve gjyqësore, caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre", si dhe në zbatim të Vendimit Nr. 234/5, datë 08.09.2008, për ushtrimin e detyrës së gjyqtarëve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, të cilat mbulojnë veprimtarinë territoriale të gjykatave të suprimuara, në plotësim të tij, vendosi:
I. Gjyqtari Ahmet Jangulli të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër.
II. Gjyqtari Bahri Shyti, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër.
III. Gjyqtari Arjan Qafa, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër.
IV. Gjyqtari Ilir Përdeda, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë.
V. Gjyqtari Llesh Jaku, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë.
VI. Gjyqtari Julian Haxhiu, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë.
VII. Gjyqtari Ramazan Avdiu, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.
VIII. Gjyqtari Fatbardh Çoniku, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.
IX. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.
X. Gjyqtari Sulejman Kurti, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.
XI. Gjyqtari Astrit Shema, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Gjirokastër.
XII. Gjyqtari Arqile Basha, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Gjirokastër.
XIII. Gjyqtarja Albina Lako (Spahaj), të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Gjirokastër.
XIV. Gjyqtari Maksim Qirjazi, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë.
XV. Gjyqtarja Vjosa Çela, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë.
XVI. Gjyqtari Pëllumb Zaimi, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Berat.
XVII. Gjyqtari Durim Hasa, të ushtrojë detyrën pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Berat.
Pasi shqyrtoi kërkesat për delegime të gjyqtarëve, bazuar në relacionin propozues të Kryeinspektores, në përputhje me kriteret ligjore dhe vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 234/4 , datë 08.09.2008 "Mbi delegimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore", miratoi propozimet e paraqitura, procedoi me hedhjen e shortit, dhe në përfundim të tij, evidentoi delegimet përkatëse.

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

24.10.2008