Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 395, datë 28.10.2013

MBI DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR MËSIMDHËNIE Z. HYSNI DEMIRAJ, GJYQTAR PRANË GJYKATËS SË APELIT TIRANË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 28.10.2013, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Vendimin nr. 278/2, datë 19.07.2011 "Për veprimtarinë akademike të gjyqtarëve", të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në kërkesën e Gjyqtarit Hysni Demiraj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë,

 

VENDOSI:

 

1. Të japë autorizimin për përfshirje në veprimtarinë e mësimdhënies gjyqtarit Hysni Demiraj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

2. Kohëzgjatja e këtij autorizimi do të jetë nga momenti i miratimit të këtij vendimi deri në përfundim të semestrit të II, të vitit akademik 2013-2014, dhe do të ushtrohet pranë Universitetit privat/Fakultetit jopublik "Akademia e Biznesit" Tiranë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA