Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 320, datë 03.05.2013

MBI PROPOZIMET PËR EMËRIMIN E 3 (tre) GJYQTARËVE NË GJYKATËN E APELIT SHKODËR, PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 03.05.2013, mbështetur, në nenin 147 të Kushtetutës, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, shqyrtoi kandidaturat e ardhura për plotësimin e 3 (tre) vendeve vakant në pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, shpallur me Vendimin nr.298/3, datë 19.11.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pasi votoi, në përfundim,

V E N D O S I :

1. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Znj. Marina Raboshta, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në Gjykatën e Apelit Shkodër.
2. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Znj. Fjoralba Prifti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në Gjykatën e Apelit Shkodër.
3. T'i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e Z. Selim Kryeziu, aktualisht Inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë